Sunday, June 23, 2013

Kombi dhe Feja e Albin Kurtit?

Kombi dhe Feja e Albin Kurtit?

Më vjen keq nga disa pseudopatriotë shqiptar të cilët po reagojnë në këtë mënyrë, kur vjen në pyetje besimi Islam që është pjesë e pandashme e popullit shqiptar.
Sa për pushtimin nga Osmanët pajtohemi sa herë që flitet për këtë temë, por të reagoni dhe të postoni foto të tilla nëpër rrejtet sociale dhe portale të dirigjuara nga qarqe të caktuara ku fyeni personalitet politike është e ultë, poshtëruese dhe intrigante, sepse të thotë sot një politikan se, i takon besimit Islam apo të krishterë është e drejtë elementare dhe njerëzore ku kjo e drejtë është e garantuar me Konventa nderkombëtare.
Prandaj mendoj që publikimet e tilla nuk ju bëjnë nder, dhe  vetëm se tregoni për fanatizmin e juaj të krishterë i cili shfaqet në forma të ndryshme. Juve të nderuar vëllezër të Krishter, populli ynë kurrë nuk pati probleme me besimet prandaj mos nxisni urrejtje ndërfetare. Në këtë mënyrë më duhet ta nisi shkrimin pas intervistës së Albin Kurtit në emisionin e KTV-së në Rubikon, i cili krejtë natyrshëm dhe në mënyrë demokraike  e  dha mendimin e tij  lidhur me  pyetjet e shtruara siq ishte; çështja e mbajtjes së shamisë në shkolla,  e që për Kurtin të do të ishte e lejueshme  nëse kjo bëhet nga mosha 16 vjeçare ku ato përcaktohen vetë se si të vishen, duken. Kjo është krejt e njëjtë me atë që femrat nga kjo moshë vendosin edhe për grimin dhe veshjen ekstravagante dhe askush nuk mund të përzihet në ushtrimin e lirisë së  besimit dhe shprehjes.

Gjithashtu Kurti tha se përkrah mësimi-besimin në shkolla dhe këtë e argumentoj më atë që të rinjtë duhet të mësojnë për besimet për fetë e jo për fe, ku do të jenë më të përgatitur me dije. Ndërsa  pyetja a beson në Zot ishte një pyetje provokative por Kurti u përgjigj krejt thjesht dhe pa hamendje se, i takon besimit Islam, e tash ku qëndron problemi i krejt kësaj lufte të pasinqertë dhe të pashije. Në kohën kur ShIK-u kishte filluar një luftë të ashpër për VV-jen , ata i pat shpallur  ateist dhe të pafe. Ky mendim filloi të shfaqej edhe tek qytetarët e zakonshëm të cilët shpesh shtronin pyetje të tilla, a besonin  në zot këta të VV*jes, kjo kishte ndodhur edhe në takimin që LVV kishte me bashkatdhetarë në Nurnerg të Gjermanisë para dy vitesh, ku pas takimit, Albin Kurti vizitoj shoqatën shqiptare Islame “Bashkimi” dhe kjo vizitë e shkurtë e cila bëri Kurti me bashkëpunëtor bëri që qytetarët tanë të binden se VV është për të respektuar të gjitha besimet pa dallim se cilit besim i takon.

Pra kjo luftë nuk është krejt e rastësishme. SHIK-u dhe disa ambasada perëndimore  kur pa se populli kuptoi se këta ishin për lirin e besimit dhe nuk kanë kundër asaj që është demokratike, këta filluan luftën e ndyte dhe të paskrupullt, duke u mundur që liderin e LVV dhe disa të tjerë ti paraqesin si të afërt me vijnë ekstreme. Por shpesh kam menduar se kush është ka i paraprinë krejt kësaj?!… Unë mendoj se të parët janë disa gazetar që nuk ka me çka të merren më shumë sesa me perandorinë Osmane dhe  sundimin e saj 500 vjeçar që për mua ishte një pushtues dhe mbetet i tillë por jo në ato përmasa që sot të merremi më shumë me ta sesa me problemet tona të mëdha që kemi si shoqëri që nga paslufta. Këtu po të bëhet një analizë vijmë në përfundim se, kjo rryma hulumtuese e gazetarëve po vjen prej vendeve që janë thjeshtë kundër besimit Islam dhe paguhen nga ambasadat që janë në Kosovë, zakonisht këto thirren në hulumtime të grupeve të rrezikshme për shoqërinë tonë që janë shfaqur në Kosovën e pasluftës, ky hulumtim do të ishte i sinqertë vetëm atëherë kur do të ishte i pavarur dhe aty ku nuk do të kishin ndikim vendet tjera që financojnë për ta paraqitur Kosovën vend i rrezikut të lartë nga ekstremistët. Jam i mendimet se shoqërinë tonë e shkatërrojnë dy rryma, e para është rryma e atyre që kanë fobi për Islamin e që janë pjesë e pseudo intelektualëve dhe gazetarëve që asnjëherë nuk pranojnë se janë myslimanë dhe përqeshin me këtë dhe pjesa e dytë, janë ekstremet që shihen kudo që nga paslufta. Të dyja këto rryma jetojnë prej njëra tjetrës.
Ne jemi të vetëdijshëm se për kombin shqiptar ekstremizmat fetarë janë vdekjeprurës, për shkak se ka besimtarë shqiptarë të tre feve. Mirëkuptimi fetar  ka mbizotëruar tradicionalisht tek Shqiptarët dhe është vital për unitetin dhe kohezionin e kombit shqiptar. Unë jam që individë dhe grupe të rrezikshme të dënohen me forcë çdo akt apo shfaqje të ekstremizmit fetar. Për fat të mirë ekstremizmi fetar nuk ka përkrahje në trojet shqiptare. Por megjithatë duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse ka qarqe të huaja të cilat punojnë pareshtur për të nxitur ekstremizmin fetar edhe tek shqiptarët. Këto qarqe kanë si qëllim zhdukjen e kombit shqiptar dhe e përdorin fenë si një mjet komod për të realizuar qëllime politike.Mendoj se një nxitje bëjnë edhe shqiptarët e besimit të Krishterë që kanë çdo herë një problem kur dikush deklarohet se është mysliman. E para, ata duhet ta dinë që 95 për qind e popullatës në Kosovë janë të besimit Islam, pra nuk kanë çka të frikohen nga kjo, thjesht ne i dimë që i kemi vëllezër të gjakut dhe me krenari i respektojmë dhe i nderojmë. Kjo shihet më së miri në luftën e përbashkët që bëmë nëpër shekuj për çlirim dhe bashkim kombëtar. Asnjëherë nuk u përçamë më shumë sesa sot. Këto ekstreme janë nxitur edhe nga SHIK-u që për interesa të veta të ngushta që përdorë nën maskën e besimit. Të gjithë financuesit si  Vatikani  dhe vendet arabe të jenë larg përkrahjes se ekstremeve, populli ynë të mos bien viktimë e qarqeve të huaja anti-shqiptare që kërkojnë të realizojnë qëllime që nuk kanë të bëjnë fare me aspiratat shqiptare. Do të ishte e ndershme që si inteletualët, gazetarë, besimatarët kudo që ndodhen që të punojnë për lartësimin e kombit shqiptar, për të nderuar të parët tanë, veten tonë dhe për t’iu lënë fëmijve tanë një vend të begatë, të fuqishëm dhe të sigurtë!
Autor: Gazmend Islami
Autori është analist dhe gazetar

No comments:

Post a Comment