Wednesday, June 26, 2013

Erdogan “përulë” Sulltanin

erdogan_1
Aktori turk, Halit Ergenç, i cili luan rolin e Sulltanit tek seriali turk “Sulejmani i Madhërishëm”, para pak ditësh kishte takuar kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan për të diskutuar në lidhje me protestat e fundit në Turqi.

Ai ishte një prej përfaqësuesve kryesorë të komunitetit të artistëve në takim me Erdoganin, pasiqë “Sulltani” gjithashtu ka dalur në mbështetje të protestuesve vazhdimisht, madje ka qenë edhe njëri nga ta.
Mirëpo gjatë debatit të para pak ditëve me kryeministrin turk, ata kanë shkëmbyer disa replika të ashpra me njëri tjetrin.
Derisa Ergenç kishte kërkuar nga kryeministri të ketë mirëkuptim për demonstruesit, përgjigjia e Erdoganit ishte kjo:
“ Ti je Sulejmani i vetëshpallur, a e din ti se Turqia nuk udhëhiqet me mëshirë? Ku do të ishin ne nëse liderët tanë do të lëshonin pe para secilit?!”
Deklarata e “Sulltanit” pas takimit me kryeministrin turk ishte kjo:
“Ajo që është më me rëndësi është se ne kemi mundësinë të ngrisim zërin në lidhje me kërkesat tona dhe të kërkojmë që t’i jepet fundit dhunës ndaj protesave. Ne duam të flemë të qetë dhe të jemi të sigurtë se kërkesat tona janë marrë parasyshë”, transmeton lajmeshqip.
Ndryshe, kryeministri turk, kohë më parë, kishte shfaqur edhe kundërshtinë e tij në lidhje me mënyrën se si e trajtonte seriali “Sulejmani i Madhërishëm” Turqinë.

No comments:

Post a Comment