Saturday, June 29, 2013

 

Behgjet Pacolli (Foto: KP)Pacolli: Dhuna ka marrë fund qysh moti

18:25 / 29.06.2013
 0  0
 
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e subjektit të tij politik që me dialog të tejkalohen të gjitha problemet, dhe po ashtu mbështetjen për ratifikim e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Dhuna ka marrë fund qysh moti, dhunë nuk do të ketë asnjëherë në trojet tona për arsye se është rritë vetëdija e qytetarëve tanë. Kanë ndryshuar kushtet. Kërkesat jetësore janë krejtësisht tjera”, ka thënë Pacolli, transmeton KP.
Këto komente lideri i Aleancës Kosova e Re i bëri në Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të Degës së Prishtinës, në të cilën me vota të drejtpërdrejta, një votë - një anëtar, Kryetar i Degës së Forumit Rinor të Prishtinës u zgjodh Sami Borovci , si dhe kryesia prej 25 anëtarëve. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment