Wednesday, June 26, 2013

E dashura e Cristianos, kërkon mbrojtjen e policisë

E fejuara e Cristiano Ronaldos, kërkoi mbrojtjen e policisë së Nju Jorkut nga një burrë, i cili po e përndjek prej mëse dy vitesh.

irina_kristianoMadje, ai arriti të futej brenda banesës së saj, duke shfrytëzuar rrëmujën e punimeve të restaurimit. Është vënë në kërkim, por nuk ka asnjë gjurmë prej tij
Që një nga vajzat më të bukura në botë ka një radhë të pafund admiruesish, kjo nuk përbën çudi në kohët tona, por kur ndonjë prej tyre fillon të sillet në mënyrë abuzive, aty fillojnë edhe problemet: Irina Shayk i është drejtuar policisë së Nju Jorkut duke kërkuar mbrojtje civile dhe marrjen e masave kundër një njeriu të fiksuar pas saj. Ende nuk është identifikuar nga policia, por mësohet nga “New York Post”, se për më shumë se dy vjet ai e ka gjurmuar modelen e mrekullueshme sa herë që ajo kthehej në Nju Jork.
Shayk, kishte bërë edhe më parë dy denoncime të tjera ndaj burrit që në mënyrë të përsëritur e kishte parë në pragun e shtëpisë së saj në Nju Jork.
Madje, sipas asaj që shkruhet në gazetën njujorkeze, ai arriti të futej brenda banesës së Irinës (përmes dritares), duke shfrytëzuar rrëmujën e punimeve të restaurimit së saj. Kur më në fund, ajo u kthye në shtëpi dhe e gjeti përballë, arriti t’i largohej dhe e terrorizuar arriti t’i telefononte policinë, transmeton dita.
Natyrisht që me kthimin e agjentëve, fansi obsesiv ishte zhdukur.
Ai kishte bërë të pamundurën që ta shihte nga afër idhullin e tij dhe ia kishte dalë disa dhjetëra herë, por nuk i ishte afruar kurrë aq shumë për të mos dhënë përshtypjen e një njeriu të rrezikshëm. Ndërkohë futbollisti i Real Madrid-it ,Cristiano Ronaldo, ndodhet gjetkë i angazhuar me skuadrën e tij, kështu që nuk mund t’i qëndrojë pranë të fejuarës.
Në thelb, rasti i përjetuar nga Irina Shayk është rituali klasik i maniakut që i vë syrin personazhit të famshëm dhe më pas vë në zbatim planin e persekutimit që kalon në akte të vërteta kanosjeje. Kolegia e saj Claudia Schiffer ka qenë viktimë e përndjekjes së dy burrave të ndryshëm, të cilët tentuan të hynin me dhunë në shtëpinë e saj, ndërsa Tyra Banks, engjëlli i “Victoria’s Secret”, qe e detyruar të kërkonte ndihmën e policisë si pasojë e kërcënimeve të vazhdueshme që kishte marrë. Yje hollivudiane si Jennifer Aniston,  Kristen Stewart, Nicole Kidman dhe Halle Barry kanë qenë viktima të ngacmuesve serialë, të cilët i ndiqnin gjatë zhvendosjeve të tyre në punë dhe në vende të tjera. Përjashtim nuk bëjnë as burrat si Richard Gere, Steven Spielberg, apo italiani Gabriel Garko

No comments:

Post a Comment