Sunday, June 30, 2013

WhatsApp arrin 250 milionë përdorues

WhatsApp arrin 250 milionë përdorues


WhatsApp vazhdon të rritet në popullaritet, pasi që dje gjatë ditës kompania zbuloi se baza e saj e përdoruesve ka kaluar shifrën prej 250 milionë.
Lajmi i cituar nga Wall Street Journal vjen vetëm një javë pasi WhatsApp prezantoi një rekord të ri për shërbimin e saj, ku thuhej se shërbimi i saj ka arritur në 27 miliardë mesazhe të dërguara brenda një periudhe të vetme prej 24 orësh.
Për një kompani e cila aplikacionin e saj mobil e ka lëshuar vetëm në vitin 2009, dhe shpenzon zero buxhet për fushën e marketingut, këto shifra janë asgjë më pak se sa kolosale. / 

No comments:

Post a Comment