Një fëmijë e vogël ka shpëtuar për mrekulli, pasi është rrëzuar nga kati i pestë i pallatit ku jetonte dhe është pritur nga postierët. Ngjarja k a ndodhur në provincën Zhejiang në Kinën lindore, ku në videot vjen tregohet xhirimi i gjithë ndodhisë. Vajzën dyvjeçare Çiçi prindërit e kishin lënë vetëm në banesën që gjendet në katin e pestë.
Ata e kishin vënë në shtrat duke menduar se fëmija do të flinte derisa ata të ktheheshin. Por, ajo është zgjuar dhe duke u zvarritur është ngjitur në dritare.
Në atë moment, rastësisht kanë kaluar poshtë rrugës punëtorët e postës kineze. Pasi kanë dëgjuar të qarat e fëmijës ata shikuan lart. Çiçi ka rrëshqitur nga dritarja, dhe postierët janë sulur dhe kanë shtrirë duart për ta kapur vogëlushen, transmeton Shekulli lajmin.
Duke qenë se fëmija ra nga një lartësi e konsiderueshme ajo i ka lënduar dorën njërit nga postierët që e priti.
Vajza ka pasur vetëm një gërvishtje të vogël në syrin e majtë dhe ajo menjëherë pasi ra në tokë u ngrit në këmbë
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=2WulEL4dyQs kliko

No comments:
Post a Comment