Sunday, June 30, 2013

Rilindi të bëhet baba, Tuna vazhdon ta rrahë ‘zogun’

Rilindi të bëhet baba, Tuna vazhdon ta rrahë ‘zogun’

Përderisa pop ylli, Tuna Sejdiu, po kënaqet me sukseset e arritur së fundmi, nga ana tjetër ish-bashkëshorti i saj do të bëhet baba, por me një femër tjetër.
Rilind Reka, i cili ka lënë prapa romancën me Tunën, ka gjetur veten në krahët e bashkëshortes së tij, Besës, me të cilën është duke e pritur dhe fëmiun e parë.
Për momentin Besa dhe Rilindi gjenden në SHBA ku ata janë në pritje të lindjes së fëmiut të tyre, kjo pasi edhe Besa jeton dhe vepron për shumë vite në Amerikë.
Jeta në dashuri për Rilind Rekën ka shkuar shumë mirë pas ndarjes nga Tuna, duke vendosur që të krijojë familje me një femër tjetër, e ndërsa Tuna... ehh Tuna vazhdon ta rrahë ‘zogun’ në karrierën e saj të jashtëzakonshme.
Rilindi dhe Tuna ishin të martuar para disa vitesh, por martesa e tyre zgjati vetëm pak ditë, pasi besohet se bukuroshja shkupjane refuzoi t’i bindej kërkesave të ish-bashkëshortit të tij për të ndalur angazhimet dhe agjendat e ngjeshura të karrierës së saj muzikore

No comments:

Post a Comment