Saturday, June 29, 2013

Rikthehet “Terminatori”

2c936641543e28f7b6bb720b67ed9be7Rikthehet “Terminatori”

Arnold Schwarzenegger pritet që të rikthehejë rolin e tij të famshëm në filmin “Terminator”, i cili pritet të shfaqet në vitin 2015.

Aktori 65 vjeçar pritet të reprizojë rolin e vrasësit robot në pjesën e pestë të trilogjisë së famshme.

Ende nuk është zgjedhur regjisori për filmin e ri, që do të titullohet “Terminator 5” dhe do të prezantohet para publikut më 26 qershor të vitit 2015.

Në një intervistë për tabloidin “The Sun”, Arnie kishte bërë të ditur se pjesa e re e filmit ishte në përgatitje e sipër.

Tani legjenda ka konfirmuar se do të rikthehet në rolin e tij të famshëm dhe xhirimet do të fillojnë në janar të vitit 2014.

“Jam shumë i lumtur që studiot filmike dëshirojnë që unë të jem në Terminator 5 dhe të kem rolin kryesor në pjesën që do të fillojë të xhirohet në janar. Jam shumë krenar dhe i lumtur”, ka thënë ai


No comments:

Post a Comment