Tuesday, June 25, 2013

Kurteshi: Këshilli për Shpalljen e Zhegrës Komunë devijoi

Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH), e cila që nga 2005 ka kërkuar themelimin e Zhegrës komunë dhe Këshilli për Shpalljen e Zhegrës Komunë, e themeluar tani së fundi, si duket i kanë ndarë rrugët. Për shumë kë, hileja ka hyrë ndërmjet dhe se dikush dëshiron të përfitojë nga kjo çështje.
Se punët nuk janë mirë në këtë relacion tani më veç ka dal në sipërfaqe pasi të dyja palët kanë filluar të mos e njohin njëra tjetrën dhe të angazhohen me pretendimin që vetëm ato të merren me çështjen e themelimit të komunës së Zhegrës.
Ruhan Kurteshi, koordinator i IQZH-së e ka konfirmuar për Portalin 2lonline se ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Këshillit për Shpalljen e Zhegrës Komunë, pasi sipas tij, ky këshill ka devijuar nga qëllimi për çka edhe ishte themeluar.
Kurteshi ka bërë me dije se  kulminacioni i pakënaqësisë së IQZH, në raport me Këshillit për Shpalljen e Zhegrës Komunë, kishte arritur në takimin e 16 Qershorit, ku në atë takim është kërkuar që asnjë grup tjetër të mos merret më çështjen e Zhegrës Komunë përveç Këshillit.
I pa kënaqur me këtë Kurteshi ka dhënë dorëheqje nga Këshilli për Shpalljen e Zhegrës Komunë për t’ju kthyer angazhimit mbi këtë çështje vetëm me IQZH..
Në arsyetimin e tij për këtë hap, Kurteshi ka thënë se Këshilli është dashtë thjeshtë vetëm të bëjë përgatitjet për shpalljen e Zhegrës Komunë, nga e cila rrugë ka devijuar.
Aii ka thënë se Këshilli është formuar nga IQZH me qëllim të shpalljes së Zhegrës Komunë  dhe se kompetencat e këshillit nuk kanë qenë që të merret me modifikim të kërkesës për themelimin e Komunës së Zhegrës dhe takime me akterë të ndryshëm të institucioneve
Këshilli ka bërë takime të ndryshme lokale dhe qendrore, pa një konsultë me anëtaret tjerë, ka bërë modifikimin e kërkesës, përgatitjen e planit pa një konsultim më të gjerë dhe pa përgjigje me shkrim që ka bërë IQZH në letrën dërguar MAPL më 17 dhjetor 2012.
Sipas Kurteshit, janë edhe deklaratat e pamatura dhe jo të koordinuara në portale dhe po ashtu është bërë përzgjedhja e anëtarëve të rinj në Këshill pa një konsultim me anëtaret tjerë.
Ai tha se tani IQZH nuk e njeh këtë “këshill”, dhe se është diskutuar mundësia e shuarjes së tij, por, me që Këshilli është formuar pa një rregullore adekuate, mundësia e shuarjes së tij nga ana e IQZH-së, e cila edhe e ka krijuar atë, është e pamundur.
Ai tha se Këshillin si të tillë nuk e njohin anëtaret e IQZH që kanë qenë pjesëmarrës në takimin e fundit,të cilët edhejanë deklaruar, por pritet deklarimi edhe i anëtarëve tjerë se a do vazhdojnë me IQZH apo “Këshillin”.
Përndryshe, Ruhan Kurteshi tha se në takimin e fundit të IQZ-së,  e mbajtur me 24 Qershor në koordinim me subjektet politike në Zhegër, IQZH është në pritje të takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, pasi që edhe ka premtuar në një seancë të kuvendit të Republikës së Kosovës. Njëherësh, IQZH është në pritje edhe të përgjigjes me shkrim nga ana e Ministrisë së Administrimit Pushtetit Lokal (MAPL), lidhur me kërkesat e dorëzuara nga IQZH në vitin 2005 dhe 2008.
Kurteshi tha se IQZH do të vazhdoj aktivitet e saja për Zhegrën Komunë duke u përpjekur edhe njëherë me aranzhimin e takimeve me institucionet e Republikës së Kosovës  dhe me Deputet. Ai tha se IQZH është e koordinuar me subjektet politike dhe grupe tjera të interesit në realizimin e këtij objektivi të përbashkët.
Më herët, Portali 2lonline, bazuar në burimet e saja brenda Këshillit, kishte shkruar se zhegranët nëse nuk marrin përgjigje pozitive nga institucionet përkatëse, mund ta shpallin njëanshëm Zhegrën komunë, madje ata kishin përcaktuar edhe datën, që është përmendur 9 gushti i këtij viti.
Në lidhje me këtë, koordinatori i IQZH, Ruhan Kurteshi, ka  konfirmuar këtë lajm si të vërtetë. Për më tepër, ai thotë se vazhdon të mbetet alternativë data 9 gusht, për t’u shpallur njëanshëm Zhegra komune dhe në këtë drejtim janë duke u bërë përgatitjet. 

No comments:

Post a Comment