Wednesday, June 26, 2013

Mesi në shtator para gjykatës

Mesi_1Super ylli i futbollit, Lionel Messi, dhe i ati i tij, janë ftuar nga një gjykatë në Spanjë për pyetje lidhur me hetimet për mashtrim taksash.
Messi dhe babai i tij Jorge, duhet të paraqiten në gjykatë në Gava, afër Barcelonës, më 17 Shtator.
Kjo ftesë është bërë pasi prokurori shtetëror ka shfaqur dyshime se lojtari i KF Barcelona dhe i ati i tij, e kanë mashtruar shërbimin e taksave në Spanjë për 4 milionë euro, transmeton rel.
Gjykata e ka pranuar kërkesën e prokurorisë, të paraqitur nga Raquel Amada, më 12 Qershor, me të cilën akuzohet Messi dhe i ati i tij se nuk e kanë paguar shumën korrekte për taksa për vitet 2007, 2008 dhe 2009.
Lionel Messi dhe i ati i tij fuqishëm i kanë hedhur poshtë akuzat.

No comments:

Post a Comment