Saturday, June 29, 2013

Miliarderët që fshehën taksat

92804bb52c8402ae3dd1c4c64cd2684fMiliarderët që fshehën taksat

Pas listes 'Legarde' dhe asaj te Lihtenshtejnit ,një listë tjetër me emrat e grekëve të pasur që kanë depozituar paratë e tyre në Luksemburg dhe që së shpejti mbërrin në duart e organeve greke tregon edhe njëherë përmasat e evazionit fiskal në Greqi.

Behet fjale per nje liste me persona qe kane nxjerre parate e tyre ne bankat e Luksemburgut ne keto tre vite dhe depozitat e tyre arrijne ne 800 milionë euro. Katalogu i emrave njihet dhe me emrin si lista 'Junker', pasi Kryeministri i ketij shteti mikroskopik ne zemer te Europes kishte deklaruar ekzistencen e saj dhe priste kerkesen zyrtare te Athines per t'ua dorezuar organeve greke. Pa humbur kohe ministri i Financave Janis Sturnaras i ka derguar nje note homologut te tij ne Luksemburg Luk Frinten ne takimin e fundit te Eurogroup duke i kerkuar te gjitha emrat dhe te dhenat e depozituesve greke.

Sipas organeve te tatim-taksave te Greqise lista pritet te mberrije ne Athine ne fillim te muajit shtator. Por megjithese qeveria greke ka disa muaj qe ka ne dore 2063 emrat e listes Legarde me depozitat e grekeve te pasur ne banken zviceriane HSBC, si dhe listen tjeter me 54000 emra te bankave ne Lihtenshtaein, shume pak prej ketyre personave jane thirrur prane tatim taksave per te paguar detyrimet e tyre financiare apo te gjobohen per evazionin fiskal qe kane kryer.

Disa dite me pare analiste te FMN kane dhene udhezimet e tyre te reja, ndaj organit te tatim taksave ne Greqi, ne menyre qe te reduktohet ne maksimum evazioni fiskal i te pasurve ne vend, nje fenomen qe shpeshhehere kane kritikuar kancelarja gjermane Merkel, ish-kreu i Eurogrupit Junker dhe shefja e FMN-së Kristin Legarde.

No comments:

Post a Comment