Monday, June 24, 2013

Rama: Sot fitorja edhe më e thellë


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një konferencë për media deklaroi se sot fitorja e Partisë Socialiste është edhe më e thellë.
Ai tha ka kohë për të festuar, por sipas tij tani është koha për të përmbushur dy aspekte themelore të kontratës së tyre me Shqipërinë.
Rama i bëri thirrje çdo deputeti, çdo drejtues dhe koordinatori, numëruesi të votave të PS-së që të mbrojë çdo votë të PS-së dhe partive me të cilat është në koalicion.
“Asnjë votë nuk duhet të cenohet”, tha ai, duke shtuar se sot është dita e parë e rilindjes dhe duhet të sillen me respekt për çdo votë.

No comments:

Post a Comment