Wednesday, June 26, 2013

Sulm taleban pranë pallatit presidencial në Kabul

Vriten tre roje të sigurisë e më pas edhe tre sulmuesit; sulmi ndodhi ndërsa gazetarët po mblidheshin për një konferencë shtypi të presidentit Karzai

Në Afganistan, autoritetet thonë se militantë talebanë kanë kryer një sulm pranë pallatit presidencial në Kabul, duke vrarë tre roje të sigurisë. Më pas të tre sulmuesit u vranë.
Përgjegjsinë për sulmin me lëndë shpërthyese dhe me armë zjarri e morën talebanët. Sulmi ndodhi në një zonë të fortifikuar rëndë të kryeqytetit, ku ndodhet edhe Ministria e Mbrojtjes dhe ambasada amerikane, transmeton VoA.
Autoritetet thanë se autorët e sulmit ishin me makina të mbushura me lëndë shpërthyese. Ata paraqitën dokumente fallco tek postblloku i sigurisë dhe ishin të veshur me uniforma ushtarake.
Sulmi ndodhi ndërsa në Pallatin Presidencial po mblidheshin  gazetarë për një konferencë shtypi që do të jepte të presidenti Hamid Karzai.

No comments:

Post a Comment