Saturday, June 29, 2013

Topalli “tërhiqet” nga gara: Nuk kam ambicie për të marrë drejtimin e PD-së

8e7db4ac09458c730a4802a070abc654Topalli “tërhiqet” nga gara: Nuk kam ambicie për të marrë drejtimin e PD-së

Jozefina Topalli nuk do të kandidojnë për kreun e Partisë Demokratike. Këtë gjë ajo e ka bërë me dije gjatë ditës së sotme, duke përgënjeshtruar zërat se ajo synonte të ishte pjesë e garës për zëvendësimin e Berishës në krye të selisë blu.
“S’do të kandidoj për kryetare të PD-së, nuk ka qenë ambicia ime. Jam krenare që kam punuar me Sali Berishën, pasi ai është arkitekt i Shqipërisë moderne”, u shpreh Topalli pas mbledhjes së kryesisë së PD-së.
Me këtë duket se i hapet rruga Lulzim Bashës për të marrë drejtimin e PD-së, duke qenë se Jozefina Topalli përflitej si kundërshtarja e tij kryesore.

No comments:

Post a Comment