Saturday, June 29, 2013

Vrasja e shqiptarit në Angli, pranga në Itali të dyshuarit

largea_pranga-21371363899Vrasja e shqiptarit në Angli, pranga në Itali të dyshuarit


Një 31 vjeçar është arrestuar në Milano, në lidhje me vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, punëtor skele, i vrarë përpara disa javësh në qytetin bregdetar Hove, në jug të Anglisë.
Ndërkohe mësohet nga burime të tjera se i arrestuari është Edmond Nela. Polica britanike është vënë prej disa javesh në kerkim të dy vëllezërve shqiptarë Edmond dhe Albert Nela, në lidhje me vrasjen e Xhem Krasniqit, 31 vjeçar.

Dedektivet publikuan në median angleze fotot e të dyshurave dhe besojnë se Edmond Nela 30 vjeç ka shtetësi të dyfishtë britanike dhe shqiptare, ndërkohë që në kerkim është edhe vellai i tij Albert Nela 34 vjeç.

Xhem Krasniqi, babai i dy fëmijëve ishte punëtor skele dhe banonte në zonën e Kentit neë juglindje të vendit. Krasniqi kishte shkuar bashkë me familjen e tij në qytetin bregdetar në jug të Anglisë për te vizituar pjesëtarë të familijes së tij kur është qëlluar me pistoletë nga një person i tretë. Edhe nipi i tij është qelluar, por nuk është plagosur.Policia beson se vrasja mund të jetë e lidhur me një mosmarrëveshje mes dy familjeve.

I arrestuari në Milano për vrasjen e Krasniqit pritet të esktradohet për në Angli.

1 comment: