Wednesday, June 26, 2013

“Dolce & Gabbana” dënohen me burgim

dolce_gabanaStilistët e mirënjohur italianë, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, të cilët i kanë dhënë emrin e tyre edhe kompanisë së përbashkët të linjës së veshjeve, u dënuan me një vit dhe tetë muaj burgim në Itali, përkatësisht.


Ky ishte vendimi i dhënë të mërkurën nga një gjykatë, që i shpalli fajtorë për akuzën e evazionit fiskal. Stilistët, të cilët midis klientëve kanë emra të njohur të “show-bizz” si Madonna, Kate Moss, Kylie Minogue dhe që kanë themeluar së bashku një prej markave më të suksesshme në botë, dyshohet se kanë fshehur me miliona euro pasuri nga taksat. Pavarësisht masës së dhënë, “Dolce & Gabbana” nuk do të shkojnë menjëherë në burgim, pasi ata do të shfrytëzojnë të drejtën e apelit, transmeton banka-ideve. Hetimi ndaj stilistëve nisi gjashtë vjet më parë, si pjesë e një operacioni madhor të qeverisë italiane për shmangien e evazionit fiskal.

No comments:

Post a Comment