Sunday, June 30, 2013

Instagram prezanton shërbimin me video

  

Instagram prezanton shërbimin me video


Së fundmi, Facebook ka qenë shumë aktive në krijimin e produkteve dhe funksioneve të reja, si hashtag, faqet e verifikuara, komente me fotografi, dhe risitë të tjera që ajo ka sjell brenda një kohe të shkurtër.
Ndërsa, sot Facebook ka prezantuar edhe një shërbim të ri për të marrë një pjesë të popullaritetit të shërbimeve rivale, sikurse video shërbimi i Twitter, Vine. 
Kjo, pasi që sot rrjeti i saj social i fotografive, Instagram ka prezantuar shërbimin e ri të cilin e ka quajtur – Video on Instagram.
Shërbimi i ri i Instagram mund të gjendet në fund aplikacionit, në ikonën e cila është në këndin e djathë të aplikacionit, dhe me këtë shërbim, përdoruesve u mundësohet të incizojnë video deri në 15 sekonda, duke përdorur njërin nga 13 filterët ekskluziv të këtij shërbimi.

No comments:

Post a Comment