Saturday, June 29, 2013

Xhavit HalitiVeprime politike - të pafalshme

18:16 / 29.06.2013
 0  0
 
Xhavit Haliti
Historinë e raporteve historike Kosovë-Serbi dhe ecurinë e zhvillimeve të viteve, madje dhe të muajve e të ditëve të fundit e njohim, jo vetëm ne, por edhe serbët, ballkanasit, Evropa dhe mbarë bota. Jemi në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel. U bë takimi dhe ballafaqimi i kryeministrave të të dy shteteve në Këshillin e Sigurimit, ku Daçiq u deklarua se në lidhje me Kosovën është koha për stabilizimin e paqes dhe për një të ardhme më të mirë në rajonin e Ballkanit.
Dy kryeministrat u takuan sërish, menjëherë pas takimit në New York, në manastirin e Wachaut në Austri. Në Forumin Evropian 2013, me temë “Përtej krizës, konturet e një Evrope të re”, kryeministri i Kosovës, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, u deklarua: “Jam i bindur se në muajt e fundit ishim dëshmitarë të një kthese të vërtetë. Si kryeministër i Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës, kam dëshmuar se ne jemi të gatshëm të lëvizim përpara dhe ta hapim kapitullin e ri të paqes dhe bashkëpunimit reciprok”.
Në Wachau të Austrisë, më 16 qershor, kryeministrat e qeverive të të dy shteteve në konflikt shtrënguan gjatë duart. Ky gjest publik u cilësua nga ministri i Jashtëm i Austrisë si akt historik. Gati dy muaj më parë firmosja e marrëveshjes në Bruksel u quajt nga baronesha Ashton si akt guximi nga dy kryeministrat dhe, po prej saj, e nga mbarë diplomacia perëndimore si “hapi i parë”, dhe tashmë ngrihet në “akt historik”.
Kjo ecuri, dukshëm në interes të zgjerimit të njohjeve ndërkombëtare dhe të anëtarësimit të shtetit të Kosovës, së pari në OKB, përgjithësisht u mirëkuptua dhe u ligjërua nga spektri ynë politik. Por, dhe në këtë situatë, ku sundon realizmi e jo pragmatizmi, vetëm një forcë politike parlamentare, nën lëkurën e nacionalizmit, që përligjet dhe spekulon botërisht me antiserbizmin, bie ndesh, duke kundërshtuar edhe në mënyrë demonstrative zhvillimet aktuale. Inskenohet djegia publike e marrëveshjes së arritur, zbatimi i së cilës sapo kishte filluar me hapjen e zyrave ndërlidhëse në Beograd dhe në Prishtinë . U “mallkua” marrëveshja me djegie, me zjarr tri ditë para takimit mes dy kryeministrave në Bruksel.
Kundërvënia publike ndaj njohjes dhe implementimit të marrëveshjes së 19 prillit, që fshihet e justifikohet me mjegullën e psikologjisë nacionaliste bie ndesh:
- Me interesat aktuale e të pritshme të shtetit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike. Pavarësisht diferencave të njohura mes pëlqimit dhe mospëlqimit nga shqiptarët dhe serbët për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi, të dyja palët janë të interesuara dhe dëshirojnë të jetojnë në mirëkuptim dhe paqe, në një hapësirë politike, ekonomike, sociale, arsimore e kulturore në kuadër të Bashkimit Evropian.
- Me interesat aktuale dhe perspektive të mbarë faktorit shqiptar në Ballkan, të BE-së dhe SHBA-së. Duke qenë të gjithë investitorë të përkushtuar dhe koherentë për arritjen e çlirimit nga Serbia, shpalljen e pavarësisë, njohjen ndërkombëtarisht të Kosovës shtet, ata të gjithë kanë qenë, janë dhe do të mbeten nxitës, mbështetës dhe favorizues për zbatimin realisht e efektiv të marrëveshjes së 19 prillit.
- Me psikologjinë dhe frymën aktuale politike rajonale, kontinentale dhe botërore, faktorë me ndikim të dukshëm edhe për moderimin e nacionalizmit me traditë shekullore në Serbi, që nuk po zhurmon fort në takimet e fundit mes dy kryeministrave.
Reagimi i “nacionalistëve” tanë të frymëzuar nga legjendat epike dhe dëshmitë e “heronjve të gjallë” të luftës për çlirim nga Serbia, është i ashpër ndaj marrëveshjes me Serbinë. Akti më i fundit i tyre, brenda sallës së Kuvendit të Kosovës dhe në hyrje të saj mendoj se dëmtoi jo vetëm imazhin e forcës protestuese por, mbi të gjitha, dëmtoi reputacionin e Kosovës shtet, si një demokraci në zhvillim. Protestat e dhunshme, sidomos tentimi për ta penguar ambasadoren amerikane në Kosovë për të hyrë në Kuvend, që u dënuan menjëherë nga mbarë politika kosovare dhe aleatët tanë të mëdhenj dëmtojnë të sotmen dhe të ardhmen tonë. Mund të vazhdoj, por mendoj se edhe më kaq mjafton për të argumentuar përfundimin:

No comments:

Post a Comment