Monday, June 24, 2013

Prej 31.628 maturantëve, kaluan 23.531


  1. Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM) ka publikuar rezultatet e provimit të maturës të afatit të qershorit. Sipas njoftimit nga Ministria e Arsimit, nga 31.628 maturantë, sa kanë marrë pjesë në provim, kanë kaluar 23.531, ose 74.5 për qind e tyre.
  2. Gjatë tri ditëve të ardhshme do të jetë afati për ankesa, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më 28 qershor.
  3. Të gjithë ata që nuk e kanë kaluar provimin në këtë afat, do të kenë edhe një mundësi në afatin e gushtit.

No comments:

Post a Comment