Monday, July 1, 2013

Cilat Jane Aplikacionet me te Mira per iPhone?

Cilat Jane Aplikacionet me te Mira per iPhone?

Shumica e njerezve kur blejne iPhone, njera nder gjerat qe interesohen me se shumti jane aplikacionet e krijuara per iPhone. Mirepo, cilat jane aplikacionet me te mira ?
Ne jemi perpjekur qe t’i kategorizojme aplikacionet dhe kemi zgjedhur ato qe besojme se jane me te mira dhe me te besueshme per ju.

Qysh Me Përmirsu jetgjatësine e baterisë së iPhone 4S?


Qysh Me Përmirsu jetgjatësine e baterisë së iPhone 4S?

Që kur iPhone 4S doli në treg, disa nga blerësit filluan të ankohen se bataria e tyre bie me shpejtësi. Sipas disa zhvilluesve kjo ndodh si pasoj e një problemi softuerik, që do të jetë i përmirsuar në lancimin e iOS 5.1 në të ardhmen. Poashtu edhe shum të tjerë pohojnë se edhe më shum hargjohet bacteria pasi të bëjme Jailbreak paisjen. Nëse edhe ju jeni njëri nga këta përdorues atëher ndiqni me kujdes udhëzimet që ne do ti japim në vazhdim:
Bëji reset “Network Settings”:
Për të bërë këtë, klikoni mbi Settings > Reset > Reset Network Settings .

Çkyqni Bluetooth-in:
Këtë mund ta bëni duke shtypur mbi Settings > General > Bluetooth ., dhe pastaj deaktivizojeni.

Çaktivizojini edhe Lajmërimet:
Shtypni Settings > Notification > Turn off .

Çaktivizojeni shërbimet e lokalizimit për disa aplikacione:
Për ta bërë këtë, shtypni mbi Settings > Location Service > Turn off.

Çkyqni Ping:
Shkoni tek Settings > General > Restrictions > Enable Restrictions > Ping and tap “OFF”.

Uleni ndriqimin:
Ulja e shëndritshmërise në iPhonen tuaj e rrit jetgjatësinë e baterisë suaj kështu që shtyp mbi Settings > Brightness

Aplikacioni për menaxhim të Baterisë:
Një aplikacion që duhet patur gjithsesi – Shkarkojeni është falas.

Mbyllni të gjitha aplikacionet që i keni në Multitasking:
Mbyllja e aplikacioneve nga Multitasking e ul përqindjen e shfrytëzimit të procesorit të iPhones tuaj, kështu që mbyllini ato.
Shënim: Ju mund ti aplikoni këto udhëzime për paisjen tuaj dhe mund të kenë efekt mjaft të dukshëm, mirpo kini parasysh faktin që Apple Shqip nuk ju garanton se do të ket efekt 100%. Faleminderit për mirkuptimin.
/www.apple-shqip.com

Qysh Me Dergu SMS Falas nga iPhone?

Marketing

Qysh Me Dergu SMS Falas nga iPhone?

Global.AQ eshte aplikacion i cili mundeson dergimin e mesazheve te panumerta dhe ate falas. E tera qe duhet te keni eshte qasja ne internet, qofte WiFi, GPRS, apo 3G.
ikona e aplikacionit GlobalAQ
Perdorimi i aplikacionin eshte shume i thjeshte. Se pari instaloni aplikacionin falas nga App Store (linku i iTunes) . Me pas krijoni llogari duke vendosur numrin tuaj te telefonit dhe emailin. Per ta verifikuar llogarine duhet te klikoni ne linkun qe ju dergohet ne email.
Ne aplikacion integrohen automatikisht kontaktet qe i keni te ruajtuar ne librin e adresave, keshtu qe mund ti perdorni numrat e regjistruara per te derguar sms, apo mund ta shkruani numrin manualisht. Shkruani mesazhin dhe shtypni butonin Send. Sigurohuni qe numrin ta shkruani ne formatin internacional “+ (kodi i shtetit) (numri), p.sh. +37745******.

Qysh Me Lidhë iPhone me TV?

Marketing

Qysh Me Lidhë iPhone me TV?

Sigurisht qe perdoruesit e iPhone gjithmone kane deshire qe mobilin e tyre ta shfrytezojne ne menyre sa me argetuese. Njera prej tyre eshte edhe lidhja e iPhone me TV.
Se pari ju duhet te keni nje AV Cable. (Si ne foto)
E dyta eshte se iPhone juaj duhet te jete bere JAILBREAK.
Tani hyni ne CYDIA dhe kerkoni keto dy terme :
1.  TVOUT2
2. Resupported
Pasi qe t’i keni instaluar keto dy aplikacione RESTARTOJENI paisjen tuaj dhe pastaj lidheni me TV permes AV Cable.

Qysh Me Shkarku iOS6?


Qysh Me Shkarku iOS6?

Verejtje: Para se te ndermerrni kete hap, keni kujdes ju qe keni iPhone me Gevey sim pasi qe nuk do te keni qasje ne rrjet me kete iOS. Poashtu, derime tani nuk ka jailbreak. 
iOS6 eshte ne treg tashme dhe ju mund t’i perditesoni paisjet si iPhone, iPad, apo iPod touch. Me poshte eshte lista e paisjeve qe e perkrahin kete sistem operativ dhe menyra se qysh me perditesu.

Hapi 1: Sigurohu qe paisja juaj eshte kompatibile

Ne menyre qe te perditesoni ju duhet te keni nje nga keto paisje:
  • iPhone 3GS
  • iPhone 4
  • iPhone 4S
  • iPad i ri (gjenerata e 3-te)
  • iPad 2
  • iPod touch (gjenerata e 4-te)

Hapi 2: Perditesojeni permes iTunes apo permes Ajrit

Jane dy menyra se qysh me perditesu iOS 6: duke perdorur paisjen tuaj te cekur me larte, apo permes kompjuterit. Ne do te ju njoftojme me dy menyrat.
Per te perditesuar permes ajrit, ndiqni keta hapa:
  1. Lidheni paisjen tuaj ne rryme.
  2. Beni nje backup.
  3. Hyni ne Settings.
  4. Prekni opsionin General.
  5. Prekni opsionin Update.
  6. Prisni derisa paisja juaj te kontrolloj per perditesime. Pasi qe te gjen perditesime, instaloni.
  7. Prisni qe perditesimi te shkarkohet dhe instalohet. Mos beni asgje me telefonin tuaj derisa te perfundoj ky proces.
Per te perditesuar permes iTunes ne kompjuterin tuaj, ndiqni keta hapa:
  1. Lidheni paisjen ne kompjuterin tuaj dhe hapeni iTunes (nese vec nuk hapet automatikisht)
  2. Beni nje backup.
  3. iTunes ju njofton se ekziston nje perditesim per sistemin operativ tuaj. Konfirmojeni qe deshironi ta instaloni. Nese nuk ju njofton vete, klikoni ne paisjen tuaj qe gjendet ne anen e majte te iTunes dhe zgjedhni opsioninCheck for Updates opsionin. Kur perditesimi te gjendet, konfirmoni qe jeni te gatshem per instalim.
  4. Prisni derisa perditesimi te shkarkohet dhe instalohet.
Pavaresisht se cilen metode e zgjedhni, paisja juaj do te ristartohet pasi qe te perfundoj perditesimi.
Shijojeni iOS 6!

Qysh Me Shpejtu Kompjuterin tuaj?

Marketing

Qysh Me Shpejtu Kompjuterin tuaj?

Nese kompjuteri juaj ka filluar te ngadalesohet, ekzistojne opsione per ta shpejtuar ate. Me poshte, i kemi paraqitur disa keshilla se qysh me shpejtu PC-ne tuaj.
1. Bllokoni Hapjen Automatike te Programeve qe nuk ju duhen
Kur te instaloni program ne Windows, ai mund te instaloj edhe ndonje program tjeter te vogel qe starton automatikisht kur te ndizni kompjuterin tuaj. Pasi te instaloni shume programe, procesi i startimit te PC-se suaj mund te ngadalesohet se tepermi. Pra nese keni programe te instaluara qe nuk i shfrytezoni aq shume, atehere ato nuk kan nevoje te hapen cdo kohe kur ju te startoni PC-ne tuaj.
- Klikoni ne Start dhe shkruani msconfig.exe ne kutine e kerkimit. Duke shkruar, rezultate do te shfaqen. Kur te shihni msconfig.exe klikoni ne te dhe shtypni Enter, pra thjesht hapeni.
(Nese jeni duke shfrytezuar Windows XP, atehere klikoni ne Start dhe hapeniRun dhe pastaj shkruani msconfig.exe)
- Kliko ne tabin Startup. Do te ju shfaqet lista e te gjitha programeve qe hapen automatikisht kur ju te startoni PC-ne tuaj. Per te parandaluar hapjen e programeve ne menyre automatike atehere largoni shenjimin me tick ne kutite para tyre. Klikoni OK kur te perfundoni seleksionimin tuaj.
- Nje dritare do te ju shfaqet ku ju pyet se nese deshironi te ristartoni kompjuterin tuaj ne menyre qe ndryshimet qe keni bere te kene efekt atehere klikoni Restart. Mirepo nese jeni duke punuar edhe dicka tjeter, atehere me mire ruani punet tjera dhe pastaj vazhdoni me restartim.

2. Caktoni nje orar per te performuar pastrimin e hard-diskut
Windows ofron veglen Disk Cleanup qe sherben per fshirjen e fajllave te panevojshem ne kompjuterin tuaj. Kjo ndihmon ne rritjen e hapsires se lire ne hard-disk si dhe ka mundesi ne rritjen e shpejtesise te PC-se suaj. Eshte ide e mire qe te perdorni kete vegel rregullisht te pakten nje here ne muaj apo ne jave, varesisht nga perdorimi i kompjuterit qe beni.
- Kliko ne Start dhe shkruaj task scheduler ne kutine e kerkimit dhe shtypni Enter.
- Kur Task Scheduler hapet klikoni ne opsionin Action dhe zgjedhni Create Basic Task.
- Pastaj ne hapsiren Name: shkruani emrin e task-ut (detyres) qe deshironi te krijoni dhe pastaj klikoni butonin Next.
- Tani zgjedhni se sa shpesh deshironi qe kjo pune te realizohet automatikisht. Weekly (cdo jave), Daily (cdo dite), Monthly (cdo muaj), etj… Kjo varet nga ju se sa here ju duket juve e arsyeshme. Ne kete rast ne do te zgjedhim Weekly (cdo jave).
- Perderisa e kemi zgjedhur qe cdo jave te ndodh automatikisht ky proces, tani vendosim edhe ne cilen dite duam qe ky proces te performoj vetvetiu dhe ne cfare ore.
- Pastaj ne opsionin Action e zgjedhim se cfare aksioni duam te nderrmar kjo kurdisje qe e caktuam deri tani, dhe e zgjedhim Start a program.
- Ne fushen Program/script e shkruajme cleanmgr.exe
- Ne fund shfaqet permbledhja e gjithe ketij percaktimi qe beme me larte dhe klikoni ne butonin Finish.
3. Caktivizoni Sherbimin e Indeksimit ne Windows
Sherbimi Search Index ne Windows skenon te gjithe fajllat dhe follderet ne kompjuterin tuaj dhe ruan informacione ne nje index fajll ne menyre qe te shkurtoj kohen kur ju kerkoni lokalisht ne kompjuterin tuaj. Sidoqofte, kjo konsumon burime ne sistemin tuaj dhe e ngadaleson ate. Nese nuk e praktikoni shume kerkimin e fajllave ne kompjuterin tuaj, atehere mund ta fikni kete sherbim.
- Klikoni ne Start dhe shkruani services.msc ne kutine e kerkimit dhe shtypni Enter.
- Ne dritaren qe hapet reshqitni poshte dhe gjeni sherbimin Windows Search. Klikoni me tastin e djathte dhe zgjedhni Properties nga popup menyja qe hapet.
- Kur te hapet dritarja e re zgjedhni opsionin Disabled ne listen e Startup type. Kliko OK per te aprovuar ndryshimet.
4. Zvogeloni kohen e voneses per shfaqjen e Menyse Start
Normalisht, ekziston nje vonese para se te shfaqet menyja Start. Nese deshironi qe kjo te hapet me shpejt mund ta beni duke ndryshuar vlerat ne Regjister.
- Kliko Start dhe shkruaj regedit.msc ne kutine e kerkimit. Shtypni Enter qe kjo te hapet.
- Nese hapet kutija e dialogut te User Account Control, kliko butonin Yes per te vazhduar. (kjo edhe mund te mos shfaqet nese e keni te ndryshuar kontrollin e sigurise me heret, gje qe nuk perben ndonje problem.)
- Ne anen e majte te dritares Registry Editor navigoni neHKEY_CURRENT_USER pastaj Control Panel pastaj Desktop key. Ndersa tani ne anen e djathte te dritares, rreshqitni poshte deri sa te gjeni MenuShowDelay.Klikoni me tastin e djathte te mausit dhe zgjedhni opsionin Modify…
- Do te ju hapet dritarja e Edit String ku ne fushen Value data: mund te shkruani ndonje vlere nga 0 deri ne 4000. Vlera qe e shkruani percakton kohen se sa milisekonda i duhet menyse Start te hapet. Ne nuk ju rekomandojme te perdorni vleren 0. Ne rastin tone ne kemi zgjedhur vleren 200. Kliko butonin OK per te aprovuar ndryshimet.
- Mbyllni dritaren Registry Editor dhe ristartoni PC-ne tuaj qe te kete efekt ndryshimi juaj.

Qysh me i gjet Driverat qe nuk i ki ne PC?

Marketing

Qysh me i gjet Driverat qe nuk i ki ne PC?

Ky program i gjen te gjith draiverat qe i mungojn PC-s tuaj. Mjafton vetem ni Scan prej 3 minutave me ja mundesu ne PC edh te gjithë draiverat qe i mungojn PC-s do te gjinden nga ky program.
Per ndryshe programi quhet DriverScanner te cilin mund ta shkarkoksh me posht
http://www.uniblue.com/software/driverscanner/

Qysh me hekë fjalëkalimin në SAFE MODE?

Marketing

Qysh me hekë fjalëkalimin në SAFE MODE?

Në qoftë se i keni lënë kompjuterit tuaj një fjalëkalim dhe e keni harru atë, atëherë ekziston mundësia që përmes SAFE MODE ta eliminoni atë.
Hapi i parë që duhet ta bëni është që posa ta ndizni kompjuterin të mbani të shtypur  tastin “F8″.
Pasi të shfaqet mundësia për të zgjedhur “SAFE MODE “
Posa të zgjidhni “SAFE MODE” do të duhet të prisni disa minuta, në disa kompjuterë dhe më gjatë.
Pasi që kompjuteri juaj të fillon, do t’iu  shfaqet përdoruesi “Administrator”.
Klikoni në të dhe do t’iu jepet mundësia të futeni në Windows ( këtë rast XP).
Kur të starton kompjuteri juaj klikoni në : Start/ All Programs / Control Panel / User Accounts / ” Emri i përdoruesit” dhe pastaj zgjidhni “Remove Password”
Pasi që t’i keni përfunduar këto instruksione , nevojitet një resetim i kompjuterit dhe përdoruesi juaj nuk posedon më fjalëkalim.

Qysh Me bo Harlem Shake me web-faqen tuaj?

Marketing

Qysh Me bo Harlem Shake me web-faqen tuaj?

Pas trendit të Gangnam Style, bujë të madhe nëpër botë po bën vallja Harlem Shake. Këtë trend po e ndjekin madje edhe kompanitë më prestigjioze anembanë botës duke xhiruar video 30 sekonëshe me vallen Harlem Shake.
Harlem Shake For Website ofron munësinë që trendin ta vazhdoni edhe në web.
Hapeni faqen http://hsmaker.com/ , vendosni URL-në e webfaqes tuaj dhe klikoni SHAKE IT.http://i.imgur.com/wrtm7cb.png

Kujdes! Kontrolloni monedhat tuaja! Pasi 2€ janë = 5000€


11Këshillojmë bashkëkombësit tanë, kryesisht ata të cilët punojnë dhe jetojnë në Greqi, se kohët e fundit shteti turk, ka futur në qarkullim monedhën tij të re, e titulluar “Lira e Re Turke”, (Yeni Turk Lirasi).
Kjo monedhë ka zëvendësuar edhënraardhëse që kishte në qarkullim shteti turk.
Nëse shikojmë me kujdes monedhën e re, do vëmë re se…
ngjanë shumë me monedhën e përbashkët Europiane dhe më konkretisht me monedhën e 2€-it!
Po ti krahasojmë këto dy monedha, gjejmë se ato kanë të njëjtën pamje (një unazë nikeli rreth qendër së brunxit)si kanë të njëjtën madhësi.
I vetmi ndryshim midis katre monedha është se, në vend të numrit 2, lira turke ka numrin 1.
Sigurisht, që kjo lëvizje e turizës është konsiderua si lëvizje “rua-mat”, pasi ngjashmëria është perfektë dhe…!


Sunday, June 30, 2013

Qysh Me Gjet Passwordin e Wirelessit Ne Me Pak Se 5 Minuta?


Qysh Me Gjet Passwordin e Wirelessit Ne Me Pak Se 5 Minuta?

Perdorimi i WEP per sigurimin e rrjetit tuaj wireless nuk preferohet pasi qe eshte shume lehte qe te gjindet passwordi juaj. Ne kete artikull do te ju tregojme se sa me te vertete eshte jo e sigurte WEP, dhe si mund te gjindet passwordi juaj nga dikush per me pak se 5 minuta.
KujdesKy artikull ka qellim vetedijesimin tuaj per konfigurimin e routerit tuaj te wirelessit pasi qe me WEP nuk jeni te sigurte. Thyerja dhe perdorimi i rrjetit te huaj cilesohet si akt kriminel dhe denohet me ligj. Ne nuk marrim pergjegjesi nese kete mesim e perdorni per ceshtje ilegale.
qysh-me-gjet-passwordin-e-wirelessit-ne-me-pak-se-5-minuta
Se pari duhet te keni nje bootable DVD te Backtrack5. Nese nuk e keni atehere shkarkoni Backtrack5 nga ketu: http://www.backtrack-linux.org/downloads/ dhe me pas krijoni bootable DVD.
Pasi ta keni krijuar, vendosni DVDn dhe ristartoni kompjuterin tuaj.
Shtypni Enter per te startuar me Backtrack boot meny, dhe zgjedhni opcionin e pare
qysh-me-gjet-passwordin-e-wirelessit-ne-me-pak-se-5-minuta
Ne command line shkruani startx per ta shfaqur interfejsin grafik
qysh-me-gjet-passwordin-e-wirelessit-ne-me-pak-se-5-minuta
Pasi te hapet interfejsi grafik, hapeni nje terminal (ikona >_ ne pjesen e siperme te ekranit)
Filloni duke shkruar
iwconfig
Kjo komand do ti rendit te gjitha interfejset e rrjetit ne kompjuterin tuaj. Neve na duhet te gjejme wlan0ath0ose wifi0 – qe paraqesin kartela te wirelessit.
Tani duhet ta vendosim kartelen ne “monitor mode”. Kjo do te thote se ne vend te lidhjes se karteles me ndonje rrjet te caktuar wirelessi, ajo do te regjistroje informata nga te gjitha rrjetet qe jane ne afersi. Shkruani:
airmon-ng start wlan0
Nese gjithqka shkon mire, do te shihni nje mesazh qe thote: monitor mode enabled on mon0. Kjo do te thote se e keni kthyer kartelen ne modin e monitorimit.
wep password crack
Tani do ti skanojme rrjetet per te marre me shume informata rreth tyre. Shkruani:
airodump-ng mon0
Kjo komand do te ju jep te gjitha informatat per secilin rrjet ne afersi.
wep password crack
Gjeni rrjetin tuaj Wifi ne liste, dhe kopjoni numrin e gjate heksadecimal qe eshte ne kolonen BSSID (ky numer paraqet MAC adresen e routerit). Ne rastin tone rrjeti e ka emrin wep-network, dhe ne kolonen security mund te shohim qe eshte i siguruar me WEP. Hapi i radhes eshte qe kartela te fokusohet vetem ne paketat e ketij rrjeti. Kete e bejme me komanden:
airodump-ng -c <kanalil> -w <emri i fajllit dales> - -bssid <bssid including :'s> mon0
psh. per rrjetin me  BSSID 22:22:22:22:22:22 ne kanalin 11, e ruajtur ne fajllin me emrin “crackme”, do te shkruajme keshtu:
airodump-ng -c 11 -w crackme - -bssid 22:22:22:22:22:22 mon0
Pasi ta beni kete, do te shfaqet pamja e njejte por kesaj here do ti percjell data paketat ne nje fajll, dhe do ta analizoj vetem rrjetin qe e kemi caktuar.(pra nuk do te shohim listen e rrjeteve tjera).
Dy gjera te rendesishme per te cilat duhet te keni kujdes jane – se pari, pjesa e poshtme e ekranit tregon klientet e kyqur ne kete rrjet. Duhet te keni se paku nje person te kyqur ne kete rrjet ne menyre qe kjo te funksionoj. Se dyti, kolona me emrin #Data ne pjesen e siperme te ekranit. Kjo tregon se sa paketa te datave jane kapur deri me tani. Nese kemi pak fat, ky numer duhet te shkoj duke u rritur, por shume ngadale. Kur te arrije  5,000 – 25,000 do te mund ta thejme passwordin.
Hapeni nje terminal te ri duke shtypur SHIFT-CTRL-T dhe shkruani komanden ne vijim, ndryshoni pjeset me informatat tuaja perkatese. Adresa e client station shihet ne tabin airodump , ne pjesen e poshtme ku thote STATION. Kopjojeni dhe vendosneni ne vendin e duhur ne komande:
aireplay-ng --arpreplay -b <bssid> -h <client STATION address> mon0
Per shembull
aireplay-ng --arpreplay -b 22:22:22:22:22:22 -h 33:33:33:33:33:33 mon0
Pas nje minuti ose dy, do te mund ti shihni numrin e data paketave duke u rritur ne dritaren airodump, varesisht nga kualiteti i lidhjes suaj te wirelessit.
Pasi qe numri i data paketave e kalon 5,000, jemi gati te fillojme ti krakojme paketat. Hapeni nje terminal te ri dhe shkruani:
aircrack-ng -z -b <bssid> <emrin e fajllit dales nga me pare>*.cap
Emri i fajllit dales eshte ai qe e kemi caktuar me heret ne pjesen airodump. Ne kemi marre fajllin me emrin “crackme”. Mos harroni te vendosni “*.cap” ne fund te emrit te fajllit. Ne rastin tone komanda do te jete keshtu:
aircrack-ng -z -b 22:22:22:22:22:22 crackme*.cap
Nese keni mjaft paketa, passwordi to de ju shfaqet brenda disa sekondave. Nese jo programi do te prej per 5,000 paketa te reja, dhe me pas te fillon perseri. Ne rastin tone passwordi eshte gjetur me te arritur 35,000 paketa –  i tere procesi perfundoi per rreth 3 minuta.
crack wep
Nese ju jep passwordin ne formen heksadecimale 34:f2:a3:d4:e4 , atehere vetem largoni pikat dhe shkruani passwordin me numra dhe shkronja34f2a3d4e4 .
Shpresojme qe ky artikull ju ka vetedijesuar sado pak qe te mos perdorni sigurimin WEP per rrjetin tuaj. Nese routeri juaj nuk mbeshtet forma tjera te sigurimit perveq WEP, atehere bleni nje router tjeter.
Nese ende nuk jeni bindur se nuk eshte mire te perdorni sigurimin WEP, atehere heren tjeter do te ju tregojme se si hakeret mund te qasen ne rrjetin tuaj dhe te ju marrin te dhenat personale si passwordat, fajllat, si dhe te monitorojne te gjitha veprimet tuaja ne internet.