Monday, July 1, 2013

Qysh Me Shkarku iOS6?


Qysh Me Shkarku iOS6?

Verejtje: Para se te ndermerrni kete hap, keni kujdes ju qe keni iPhone me Gevey sim pasi qe nuk do te keni qasje ne rrjet me kete iOS. Poashtu, derime tani nuk ka jailbreak. 
iOS6 eshte ne treg tashme dhe ju mund t’i perditesoni paisjet si iPhone, iPad, apo iPod touch. Me poshte eshte lista e paisjeve qe e perkrahin kete sistem operativ dhe menyra se qysh me perditesu.

Hapi 1: Sigurohu qe paisja juaj eshte kompatibile

Ne menyre qe te perditesoni ju duhet te keni nje nga keto paisje:
  • iPhone 3GS
  • iPhone 4
  • iPhone 4S
  • iPad i ri (gjenerata e 3-te)
  • iPad 2
  • iPod touch (gjenerata e 4-te)

Hapi 2: Perditesojeni permes iTunes apo permes Ajrit

Jane dy menyra se qysh me perditesu iOS 6: duke perdorur paisjen tuaj te cekur me larte, apo permes kompjuterit. Ne do te ju njoftojme me dy menyrat.
Per te perditesuar permes ajrit, ndiqni keta hapa:
  1. Lidheni paisjen tuaj ne rryme.
  2. Beni nje backup.
  3. Hyni ne Settings.
  4. Prekni opsionin General.
  5. Prekni opsionin Update.
  6. Prisni derisa paisja juaj te kontrolloj per perditesime. Pasi qe te gjen perditesime, instaloni.
  7. Prisni qe perditesimi te shkarkohet dhe instalohet. Mos beni asgje me telefonin tuaj derisa te perfundoj ky proces.
Per te perditesuar permes iTunes ne kompjuterin tuaj, ndiqni keta hapa:
  1. Lidheni paisjen ne kompjuterin tuaj dhe hapeni iTunes (nese vec nuk hapet automatikisht)
  2. Beni nje backup.
  3. iTunes ju njofton se ekziston nje perditesim per sistemin operativ tuaj. Konfirmojeni qe deshironi ta instaloni. Nese nuk ju njofton vete, klikoni ne paisjen tuaj qe gjendet ne anen e majte te iTunes dhe zgjedhni opsioninCheck for Updates opsionin. Kur perditesimi te gjendet, konfirmoni qe jeni te gatshem per instalim.
  4. Prisni derisa perditesimi te shkarkohet dhe instalohet.
Pavaresisht se cilen metode e zgjedhni, paisja juaj do te ristartohet pasi qe te perfundoj perditesimi.
Shijojeni iOS 6!

No comments:

Post a Comment