Saturday, June 29, 2013

Don Frok Zefi: “Skenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojtësi i fesë”

Don Frok Zefi: “Skenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojtësi i fesë”

94aa6a1ab9615a8e41a46b2d5eb00333

Autor: Don Frok Zefi
NE UDHEKRYQ TE BOTAVE
Shqipëria gjindet në kufi mes botës greke dhe romake, nën  ndikimin e Bizantit dhe te Romës, dhe ate në mënyrë kulturore, politike dhe fetare. Deri në depërtimin e turqve ajo ishte tokë krishtere, e atëherë në territorin shqiptar  lajm[rohet feja dhe kultura islame.
Ne fillim të shekullit XV Shqipëria ishte shtet klasor e jo shtet kombëtar. Përveq kësaj  në të njejën mënyrë ishin të themeluara gati të gjitha shtetet europiane.  Meshtarët – priftërinjët dhe fisnikët paraqitnin shtresën e privilegjuar, ishin të shkolluar dhe sh[rbeheshin me libra dhe  me gjuhën latine, kurse fshatarët –  dhe barinj[t pa përjashtim flitnin gjuhën popullore dhe ruajten tregimet dhe traditat popullore me këngët epike dhe heroike.
Në trojet e Shqipërisë në atë kohë hetoheshin dy organizata kishtare, njëra ishte greko – slave me rite lindore, tjetra ishte  latine me rite peredimore. Dallimi mes tyre ka qenë në ritet fetare e jo aq në dogmën fetare. Teritori i Shqipërisë i ka takuar patriarkatit Romak dhe nuk është çudi që pushtetin (autoritetin) e papës në Kishë e ka pranuar  kleri së bashku me besimetarët e dy riteve fetare. Fisnikët shqiptarë janë martuar dhe bijat e tyre i kanë martuar duke mos shikuar perkatësinë rituale fetare dhe kombëtare. Për ta më me rëndësi kanë qenë shtresat e fisnikërisë se sa dallimet tjera.
Shqipëria në kohen  e Skenderbeut nuk ka qenë mbretëri kombëtare,  por ka qenë tokë e ndarë në pjesë të vogla të pronesisë së fisnikëve. Në rast lufte, sipas madhësisë së prones, gjdo fisnik , ipeshkëv apo murg ka qenë i detyruar të jepte një numër të caktuar të ushtarëve bujkrob, e kjo ushtri nuk ka qenë e bashkuar dhe as e ushtruar mirë. Të gjithë fisnikët janë konsideruar si përfaqësues të tërë krishtërmit, edhe pse ishin të nënshtruar ndikimeve të ndryshme. Për këtë qarte  flet kulti i shenjëtit Gjon  Pagëzuesi Vlladimiroviq (Shën Vlladimiri), reliktet e të cilit respektohen në Elbasan prej vitit 1215, nderimi i të cilit edhe sot përkrahet në Kishën Ortodokse në Shqipëri. Gjithashtu Kisha Ortodokse e Sërbisë e ruan kultin e princezës katolike me origjinë shqiptare Angjelina Arijaniti, e martuar për despotin Grgur Brankoviqin e verbër, duke e quajtur “nënën e zotësisë dhe despote”[1]
NJERIU I GJDO KOHE
Të mëdhenjët, artistët, shpikësit, shenjtërit dhe në tërësi njerëzit që janë marrë me të mirën e përgjithëshme, i takojnë njerëzimit. Shembull  i freskët është  Nëna jonë Tereze. Shembulli i jetës, veprave  dhe qëndrimeve të tyre jetësore i bëjnë të pa mundshme që ata të mbesin të izoluar vetëm në ndonjë vend të ngushtë  pronësie,  rrethi apo populli.
Kështu që edhe heroi  ynë kombëtar shqiptar u bë kusheri i malazezeve dhe sërbeve me emrin Gjorgje Kastrioti Skenderbeg, deri sa në të njejtën kohë te kroatet  ceket si katolik praktik Juraj Kastriotiq, hero guximetar “Për kryq të nderit dhe  lirinë e artë ”,  shembull i gjdo kroati se si duhet të luftohet për fe dhe për  atdhe.
Sot një pjesë e madhe e  popullit tonë është   në bashkësinë fetare islame. Kundër përhapjes së perandorisë osmane turke në trojet shqiptare, si dhe  te gjitha gjërave tjera të cilat fuqia aziatike i solli me vete, Skendebeu  bëri përpjekje më të  gjitha  aftësitë e mendjes dhe  të zemrës për shkak të dashurisë së  zjarrtë për atdhe, dhe  të guximit të papërshkruar si dhe në sukseset e tija në luftrat për liri të popullit dhe atdheut, siç e ceku dr. Zef Mirdita, pikërisht, rilindasit shqiptarë të fese muslimane në Gjergj Kastriotin Skenderbegun  zbulojnë hallk[n, e cila ështe e aftë t'i lidhë shqiptarët muslimanë, ortodoksë dhe katolikë në punën e shenjete të ndriçimit dhe bashkimit kombëtar shqiptar.[2]
ISHIN DY SKENDERBEGA
Mendoj se ështe mirë të ceket, që të mos vjen deri te ngatërrimi. Ne këte vit festojmë 600 vjetorin e lindjes se Gjergj Kastriotit Skenderbegut /1404- 1468/ i cili ishte  biri  Gjon Kastriotit, sundimtarit të Krujës. Ky është heroi ynë kombëtar,  luftëtar i pamëvarësisë së Shqiperisë dhe kundërshtar i zjarrët kundër Turqve.[3]
Skenderbeu i dytë ishte malazezi sandzhak – begu (1513-1529) Stanisha, i islamizuar, biri me i vogel i Ivan Crnojeviqit, sundimtarit (patronit) të Malit Zi. Atë e islamizoi dhe e quajti Skenderbeg sultan Muhamedi. Ky Skenderbeg e pati rezidencën në Zhabljak, e shpalli Malin e Zi  rreth blegëtar, kurse për shkak të ankesës së popullit në  veprimet e tija erdhi tek regjistrimi i popullësisë dhe fillimi i defterit prej vitit 1523. Metropoliti i Malit zi Vasillije Petroviqi në Historin e tij të Malin  Zi i përshkruan familjet Kastrioti dhe Crnojeviq si miq të lidhur me lidhje martese, edhe pse tek malësorët e edukuar në mënyre patriarkale “gjaku i gruas” është konsideruar si “lidhje e hollë”[4]
SKENDERBEU DHE PAPET
Mihaqeviq sjell lajmin për letrën e Gjergj Kastriotit të datës 12 gusht të  vitit 1445 dërguar sultan Muratit në të cilen nenshkruhet si “ushtar i Jezuzit dhe prijës i Shqiperisë dhe i Epirotit”.
Më 1444 Skenderbeu më të vërtetë i bashkoi prijësit dhe fiset shqiptare në Lezhë, ku e formoi Lidhjen Shqiptare dhe ku u zgjodh  njëzëri komandant suprem i ushtrisë shqiptare.  Ai  (Skenderbeu) i vetmi e njihte sturkturën dhe taktikën e ushtrisë turke, kështu që tani kishte mundësi të organizonte një mbrojtje të sukseshme të Shqipërisë. Një vit para kësaj (1443) ai e braktisi sulltanin si dhe ushtrin e tij dhe u kthye në vendlindje, ku haptas u deklaruar i krishterë.[5]
Pra nuk ështe çudi që papët e asaj kohe Kalisti i III dhe Piu  i II i dhanë Skendebeut titullin e “Athleta Christi”, “Defensor fidei” apo “Christi popugnator acerrimus” (Ushtari i Krishtit, Mbrojt[si i fes[, mbrojt[si tejet i flak[t i Krishtit).
Mirëpo papët nuk mbeten vetën në dhënjen e titullit. Kalisti i III në vitin 1457 i dërgon “burrit madhështor, Skenderbeut, sundimtarit të Shqiperisë” ndihmë financiare.[6]
Papa Piu  II organizoi ushtrinë krishtere kundër Tuqve dhe deshti personalisht ta kurorezojë Skenderbeun për mbret të Shqipërisë. Mirëpo deri te kjo nuk erdhi sepse papa vdiq  gjatë rrugës për në  Shqipëri, në Ankonë, naten mes 15 dhe 16 gusht të njejtin vit.[7]
SKENDERBEU DHE KROATET
Për marrëdhëniet mes Skenderbeut dhe Dubrovnikut mund të shkruhet  një studim i posaqëm, mirëpo me këtë  punë nuk do të merrem me këtë rast.
Në vitin 1444 më 4 gusht me shkresë nga Kruja /Akhisara/ Skenderbeu i premtoi ndihmë ushtarake Vlladisllavit  mbretit  hungaro – kroat, e cila do të përbëhej prej 30.000 mijë ushtarëve shqiptarë. Mirëpo despoti serb Gjuragj Brankoviqi u bë besnik i Turqve dhe paqes së Segedinit, dhe nuk lejoi kalimin e ushtrisë shqiptare nëpër tokën e tij, kështu që erdhi deri te humbja e ushtrisë së krishterë dhe vrasja e mbretit te Varna.[8] Nga Dubrovniku më 13 gusht 1450 i erdhi lajmi Janko Huyadi, mbretit  të Bosnës dhe hercegut Stjepanit, që Turqit e kanë rrethuar qytetin e Skenderbegut, Krujën. Për  qendresë kundër Turkut i duhej të ruhej nga armiqësia  e mbrendshme si dhe nga grindjet. [9]  Në këtë luftë kundër Skenderbeut sulltani përdori topat, prej të cilëve vetëm njëri gjuante gogëla të rënda rreth 400 libra, /rreth 190 kg/.[10]
Se në mes dinastive ka egzistuar marrëveshja,   shihet nga dispozitat e përmendura të papës Kalistit III-te, të hollat e marra nga e dhjeta në Dalmaci duhet të ndahen në pjesë të barabarta  në mes mbretit të Hungarisë, mbretit të  Bosnës dhe Skenderbeut sunduesit  të Shqipërisë.[11]
Mbreti boshnjak Stjepan Tomasheviq në vitin 1461 papës Piut II-të ia dërgoi delegacionin e tij, duke e lutur për ndihmë në rast se sulltani sulmon Bosnën, gjë qe pritej  momenti i sulmit të sulltan Muhamedit. Tomasheviqi njëherit i lajmëroi papës se tashmë ka kërkuar ndihmë ushtarake nga hungarët, venedikasët dhe Gjergji Shqiptar.[12] Skenderbeu ka qenë mik edhe me hercegun Stjepan Kosacin. Kjo miqësi ka qenë e qartë në momentin kur i biri i hercegut Vlladisllavi u lidh me turqit kundër babait të vetë. Në fillim të vitit 1463 Hercegu Stjepan Kosaci e dërgoi delegacionin te venedikasët, dubronikasët dhe te Skenderbeut. Deri sa dubrovnikasët në mënyrë diplomatike ngurruan të mos japin përgjigje përfundimtare, Skenderbeu i premtoi ndihmë Hercegut. Me këtë lajm te gëzuar u kthye delegacioni nga Shqipëria në Split në fillim të marsit .  Disi në të njejtën kohë Vlladisllavi solli rreth 15.000 turqë kundër babait të  tij dhe akingjit turk (pjesëtarët e kalorësve sulmues plaqkitës )  u shpërndan nëpër Bosnie. Venedikasët ngurruan të japin lejen ushtrisë së Skenderbeut për të kaluar nëpër teritorin e tyre dhe kështu  Bosnia ra.[13]
Sa ishin të forta lidhjet mes Skenderbeut dhe kroatëve shihet edhe në listën e familjeve fisnike boshnjake, ku është e shenuar edhe familija “Castriotch de Castrioti in provincia Az in Epiro”.[14]
Për të njejten arsye në të gjitha stemat e njohura kroate mund të
gjejmë stemën e Skenderbeut dhe stemën e Shqipërisë.[15]
Ështe interesante të ceket se populli kroat e ruajti kujtimin e Skenderbeut. Kur ne vitin 1664 tragjikisht pësoi bani kroat dhe pro- mbreti Nikolla Zrinski, në epifat shkruajten se ishte “Akil, Leonida dhe Skendebeu i ringjallur” (Skenderbegh redivivus)[16]
Në shënimet e fraçeskanëve boshnjakë Fra Nikolles Lashvaninit (1702-1750) dhe Fra Bones Benliqes (1708-1785) është përshkruar gati me të njejtat fjalë ngjarja e vitit 1443. “Juraj Kashtriotiq ( nga Turqit i emëruar Skenderbe) prijësi i arbanasëve, isht quajtur  mbret.”[17]
Fra Nikolla Lashvanini me vitin 1444. e përshkruan tragjedinë tek Varna dhe për fatekeqesinë e kobshme të ushtrisë krishtëre akuzon despotin serb Gjurgjo Brankoviqin, i cili  “Jurjes mbretit arbanasëve ja ndërpreu rrugën që mos t’i ndihmojë Lladisllavit. Për këtë arsye Juraj, mbreti dhe prijësit tjerë boshnjakë, duke dëgjuar zërin e pafat të Lladisllavit, si armik e sulmuan despotin e pafajshëm te rrethit duke e robëruar dhe djegur.[18]
I njejti fra Nikolla përshkruan ngjarjen e vitit 1461, shkuarjen e delegacionit boshnjak në Romë te papa Piu II,  të cilin mbreti boshnjak Stjepan Tomasheviq e lajmëroi se sulltan Muhamedi me siguri do të niset për në Bosne dhe shtoi “në këtë fatekeqësi  kërkova ndihm nga hungarët, venedikasët dhe Jurja Shqiptari”.[19]
Edhe shkrimtari  dhë veprimtari i njohur boshnjak fra Filipi nga Oqevja (1700 –1783) deshironte të shkruante për Skenderbeun dhe ta madhëronte veprën e tij heroike. Ai në Bosnën turke nuk mundi dhë nuk guxoi t’i përshkruan humbjet turke në luftërat me ushtrinë shqiptare të Skenderbeut. Për këtë arsye dha shembull illustrativ “lexohet se në  jetën e kalorësit në zë Kashtriotiqit, të cilin shumica e quajnë Skenderbeg, së kishte shpatën dhë me një goditje, sado që i madhe të ishte kau, ja prente kokën dhe ajo do të rrokullisej. Me të dëgjuar për këtë përandori sulltan Muhamedi i dytë, kërkoi që kjo shpatë t’i dërgohet, dhe ja dërguan. Mirëpo askush nuk e arriti famën e tij, që me nje goditje t’a këpuste kokën kaut. Dyshuan që nuk ja dërguan shpatën e vërtetë; kur dëgjoi Kashtiroti Skenderbeu, ju tha;  ua dërgova shpatën, mirëpo nuk ua dergova  të djathtën time.[20]
Nga poetët e Dubrovnikut, të cilët e cekin Skenderbeun, do t’i përmendi vetëm dy. Shkrimetarët e Dubrovnikut ndonjëherë Shqipërinë e quajnë edhe Skenderija, që domethënë  toka e Skenderbeut. Ivan Gundilliq në vepr[n e tij “Osmani” ceku heroizmin e Skenderbeut dhe luftërat kundër turqve në strofat e tij.
“Me ta Gjergji Skenderbeu
dëbuesi i fuqive turke
nëpër botë fluturojnë të gjitha
Kalorësia e tij në beteja vepron”
Kështu poeti i mirënjohur Ivan Gundulliq (1589.-1638) duke madhështuar heroizmin e ushtarëve të krishterë, nuk e harron edhe Gjergj Kastriotin tonë.[21]
Dubrovnikasi i dyte të cilin do ta përmendi është Brno Gjamanjić – Zamanja (1735-1820). Ai më parë ka qenë jezuit, dhe me pezullimin e Shoqerisë Jezuite,  u bë prift diocezan në Dubrovnik. Përktheu në gjuhën latine Odisejen e Homerit. Dëshironte  edhe në gjuhën kroate ta përshtaste Ilijaden dhe Odisejen, mirëpo nuk e njihte mirë gjuhën amëtare. Ai dëshmon për përhapjen e poezive popullore  kroate mbi Skenderbeun, Sibinjan Jankin dhe princin Markun, kurse si klasik është ankuar që Kroatët nuk i madhështojnë heronjët grekë dhe trojanë. Kështu  këndon:
“…me poezitë ilirike dhe me këto do të ankohem
Veprat e të parëve grekë dhe trojanë t’i njohim më mirë
Se sa gjatë ka  luftuar  Skenderbeu hero
apo  Sibinjani ose e djathta e Markut të zemëruar.“[22]
Famën e Skenderbeut në popullin e thjeshtë kroat e solli françeskani dhe poeti dalmatin fra Andrija Kaciq Mioshiq (1704-1760) me pesëmbëdhjetë poezi për Gjergj Kastriotin dhe mejdanet e tija, të botuara në poezinë e tij “Biseda e këndeshme e popullit sllav”. Kjo përmbledhje deri me sot arriti rreth 60 botime, kurse te kroatët është libri i dytë me botime, pas Biblës.  Kështu që   barinjët e thjeshtë kroatë dhe bujqët dëgjuan për Gjergj Kastriotin dhe nëpermjet poezive të Kaciqit e pranuan si hero të vetin.[23]
Përpos “Bisedës se këndeshme…” Kaqici shkruajti edhe “Korabljicën”,  kjo është një kronikë nga zanafillja e botës deri në kohën e autorit. Në këtë kronikë, e cila është shkruar për njerëz të shkolluar, Kaciqi  “në tregimin e shkurt për luftën e kalorësve të Gjeregj Kastriotit, princit dhe prijësit nga Arbanija” e përshkroi jetën e Skenderbeut. Lexuesi i cili dëshiron më tepër të dijë për Juri Kastriotiqin i preferon që t’ju përvishet autorëve të jashtëm dhe “disa pjesëve të Sagredes, Barlecijes, Giamarijes dhe Breshaninit e të tjerëve.”[24]
E në listën e  “ prijësve dhe fisnikëve të popullit sllaven” Kaciqi shënon edhe familjen “Kastriotiq, prijësin ose princin nga Shqipëria nga ky fis ishte Jure Kastriotiq i ashtuquajturi Skendebeg, i cili tërë kohën e jetës tij më turq bëri luftë dhe gjdo herë fitoi (ngadhënjeu).”[25]
Ngjajshëm  duke shkruar për luftëtarët, heronjët dhe mbretërit, bashkëkohësi tragjik i Kaciqit, fra Filish Grabovac (1697-1749) në veprën e tij “Lulëzimi i bisedës së popullit dhe gjuhes ilirike ose kroate…” në prozë dhe në strofa foli edhe për “shtëpinë e Kashtriotit” (familja Kastrioti).”[26]
Për t’i njohur me përmbajtjen e vjerrshave të Kaciqit edhe ata që nuk dinin kroatishten, fra Emerik Paviq (1764 dhe 1768 viti  i botimit) duke botuar në Budime  interpretimet e lira poetike në gjuhën latine. Paviq në gjuhen latine sjell përmbajtjen e poezive te Kaciqit, e nuk e përcjell në mënyrë të këndimit. Kështu që tek ne arriti  edhe poezia e tij latine “Rymtus de Georgio Kastriotiq dicto Scandebego”. Paviq në këtë poezi këndoi në vargje të metrikës sikur himnin “Stabat mater Dolorosa” (“Rrinte Zoja tuj lotue»), edhe kjo mund të këndohet me të njejetën melodi.[27]
Mendoj se me këtë  paraqitje  nuk përfundon e gjithë ato qe publikuan poetët dhe shkrimtarët kroatë për Gjergj Kastriotin Skenderbeun.
SKËNDERBEU NË DIASPORËN SHQIPTARE
Shqiptarët për shkak të përndjekjeve të përgjakshme fetare shpeshherë kanë qenë të detyruar të mërgojnë jashtë vendeve të tyre. Kështu ka koloni shqiptare në Sicili dhe në Kalabri. Koloni shqiptare pati edhe në Qiprovac, Budim, Arbanasi afër Zarës, sipas gjitha gjasave edhe në Arbanija afër Trogirit, në Zhumberak, në Osjek, në fshatrat e Sremit: Hrtkovci dhe Nikinci.
Në vitin 1839 në “Danica ilire” prifti klementinas nga Sremi Stjepan Marjanovic për ta thoshte kështu: “Këndojnë këngë të ngjashme me meloditë kroate. Në këngë më së shumti kremtojnë heronjët e vjetër të tyre, më së tepërmi Skëndebeun”.28
Në Hrtkovac deri në Luftën e Parë Botërore ishte kafeneja e quajtur Skënderbeu dhe ishte e zbukuruar me portretin e Skënderbeut të punuar në terrakota.29
Do të duhej të studjohen këngët e mbledhura sipas Franjo Kuhac-it dhe të vërtetohej a ka aty ndonjë këngë të kushtuar Skënderbeut. Kuhaci në vitin 1894 i ka vizituar klementinët në Hrkovci dhe në Nikinci, duke u interesuar për begatinë e tyre popullore.30  Bibliotekat e famullive Hrtkovci dhe Nikinci kishin libra shqipe, bile fjalor dhe gramatikë shqipe dhe Dokrinën e krishterë. Në listën e librave në Nikinci, pas vdekjes së famullitarit Petar Male, gjendet një vëllim me lidhje të fortë “De imperio et de vita Georgi Kastrioti  a Marino Barletio”.
Meshtarët me siguri i kanë treguar popullit mbi ngjarjet e Skënderbeut dhe kështu i kanë entuziazmuar shqiptarët kelmendasë me veprat e tija heroike. 31 Pas zhdukjes së gjuhës shqipe te shqiptarët e Sremit, ata gjatë kremtimeve familjare i kanë kënduar si të tyre këngët nga libri i Kaçiqit “Razgovor ugodni…”, këngën mbi dyluftimin e Gjergj Kastriotit, letra si Gjergj Kastrioti iku prej car Muratit dhe e sundoi Shqipërinë, kënga mbi luftën e Gjergj Kastriotit dhe car Nuratit 1443, si car Mehmedi planifikonte vrasjen e Skënderbeut 1454, si dhe mbi atë si Sinovac Jurin, me emër Amegja, iku në Carigrad për të marrë mbretërinë e e Shqipërisë 1456, dhe së fundi kënga  prej  Ferdinandit dhe Gjergj Kastriotit.32
Besoj se ngjajshëm kanë vepruar edhe shqiptarët që kishin ikur  në vende dhe toka tjera, duke ruajtur kujtimin mbi atdheun e humbur dhe duke  kremtuar heronjët e tyre kombëtar.

No comments:

Post a Comment