Wednesday, June 26, 2013

Geti tallet me këngën e Unikkatilit

geti_2Rep këngëtarët Unikkatil dhe Geti të cilët kanë mes vete disa konflikte që prej daljes së tyre në skënë mirëpo që e mohojnë këtë gjë sa herë që pyeten nga gazetarët, duket se kanë filluar “sulmin”.

Nëse shikojmë rrjetet sociale atëher mund të shohim një gjuhë të urrejtjes që përdoret herë nga njëra palë e herë nga tjetra. Madje kjo gjë vërehet edhe nga “diss-at”.
Këtë herë “lojën” e ka filluar Geti, i cili ka komentuar këngën më të re të Unikkatilit “U qova p’i vorrit”, duke shkruar “kqyre sakati pfff”. E për këtë gjë nuk kanë ndenjur indiferent as fansat e të dy palëve të cilët kanë filluar të komentojnë për këtë deklaratë të Getit.
Mirëpo ky status i shkruar nga një account me emrin “Getoar Selimi” duhet të merret me rezervë, pas vetë Geti në një intervistë ishte shprehur se nuk është përdorues i rrjetit social Facebook por vetëm i rrjetit social Twitter./infoGLOBI/

No comments:

Post a Comment