Saturday, June 29, 2013

Erdogan: Shqiptarë jemi një, ju qëndrojmë në dispozicion në çdo kuptim

4f26f890415bdad6cba2fbb5d2104a8bErdogan: Shqiptarë jemi një, ju qëndrojmë në dispozicion në çdo kuptim

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan rikujtoi se janë restauruar shtëpia e babait të Mustafa Qemal Ataturkut, Ali Riza Efendiut në Maqedoni, varri i Murat Hudavendigar në Kosovë, Xhamia e Sinan Pashës në Prizren si dhe xhamia e Fatih Sulltan në Prishtinë, duke shtuar se është përfunduar projekti për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë si dhe së shpejti do të nisë ndërtimi, transmeton portali Shqipmedia.

- Ju lutem, të gjithve turqve, shqiptar, boshnjakë…Vëllezër, ne jemi një, së bashku dhe nuk do të ndahemi. Nuk do të ju japim mundësi atyre që duan të mbjellin farën e ndarjes në mes neve, u drejtua Erdogan.

Ai në fjalimin e tij në takimin e rregullt të Shoqatës për Kulturë dhe Solidaritet të turqve të Rumelisë në Qendrën e Kongresit Haliq në Stamboll tha se Turqia në 10 vitet e fundit është duke u përpjekur për ta hequr lënien pas dore njëqind vjeçare të Ballkanit. Ai tha se qytetarët e vendeve të ndryshme të Ballkanit duhet të bashkohen.

- Ne në Ballkan duhet të jemi një edhe me shqiptarët edhe me turqit. Të j’ua rikujtoj se krijuesi i himnit të Turqisë Mehmet Aqif Ersoj ishte shqiptar, por ai e shkruajti himnën që i përcjellte ndjenjat e popullit turk. Kur e shkruajti himnën ai mori shumë duartrokitje në Pralament, që zgjatën me orë. Përderisa Turqia rritet, bëhet më e pasur dhe më e fortë dhe vëllezërit tanë në Ballkan do të përfitojnë shumë nga kjo.
Për ne nuk ka dallim mes Stambollit, Ankarasë, Izmirit, Bursës, Edrenes, Shkupit, Tiranës, Prizrenit, Sarajevës, Selanikut, Karxhallit dhe Shumenit. Ne nuk mund të jetojmë ndarë nga ata, unë nuk mund ti lë në një anë gjërat që i kam përjetuar në Mostar, Prishtinë ose Prizren. Dashuria dhe interesi që njerëzit treguan për mua atje edhe unë i ndjej për ta.
Siç shohim në qytetet tona, ashtu shohim edhe në qytetet e atij rajoni. Si Turqi ne veprojmë përmes agjencisë turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) Instituti Junus Emre, sektori privat – kështu që në mënyrë të vazhdueshme ju qëndrojmë në dispozicion vëllezërve tanë në çdo kuptim. Përpiqemi që të veprojmë më shumë përmes projekteve të cilat do të j’ua lehtësojnë jetën njerëzve, t’i ruajmë veprat dhe vlerat historike, tha Erdogan.

No comments:

Post a Comment