Sunday, June 23, 2013

Shtetasi i Maqedonisë vret gruan në mes të Vjenës

Një shtetas i Maqedonisë sot në mëngjes ka therrë me thikë bashkëshorten e tij në mes të një rruge në Vjenë të Austrisë. Akti i vrasjes së bashkëshortes ka ndodhur para syve të fëmijës së tyre dyvjeçar. Mediat austriake theksuan se bashkëshorti 53 vjeçar i është afruar gruas së tij prapa shpine dhe me disa goditje me thikë i ka marrë jetën. Gruaja ka vendosur në vendin e ngjarjes, ndërsa fëmija ka pësuar trauma duke mos pasur ndonjë lëndim në këtë incident makabër.
Drama tragjike ka ndodhur para syve edhe të qindra kalimtarëve rreth orës 07.30 të mëngjesit të sotëm, kur viktima po dërgonte fëmijën e saj në kopshtin e lagjes Simerling. Ministria e Brendshme e Maqedonisë theksoi se është informuar menjëherë për incidentin dhe se ka vënë kontaktet për të siguruar detaje mbi këtë incident dhe shkaqet e tij.
Mediat austriake kanë raportuar se bashkëshortja para një kohe të gjatë ishte larguar nga bashkëshorti i tij dhe po jetonte në një lagje tjetër, duke u strehuar në qendrën për përkujdesje për gratë viktima të dhunës familjare.

No comments:

Post a Comment