Sunday, June 30, 2013

Qysh Me Gjet Passwordin e Wirelessit Ne Me Pak Se 5 Minuta?


Qysh Me Gjet Passwordin e Wirelessit Ne Me Pak Se 5 Minuta?

Perdorimi i WEP per sigurimin e rrjetit tuaj wireless nuk preferohet pasi qe eshte shume lehte qe te gjindet passwordi juaj. Ne kete artikull do te ju tregojme se sa me te vertete eshte jo e sigurte WEP, dhe si mund te gjindet passwordi juaj nga dikush per me pak se 5 minuta.
KujdesKy artikull ka qellim vetedijesimin tuaj per konfigurimin e routerit tuaj te wirelessit pasi qe me WEP nuk jeni te sigurte. Thyerja dhe perdorimi i rrjetit te huaj cilesohet si akt kriminel dhe denohet me ligj. Ne nuk marrim pergjegjesi nese kete mesim e perdorni per ceshtje ilegale.
qysh-me-gjet-passwordin-e-wirelessit-ne-me-pak-se-5-minuta
Se pari duhet te keni nje bootable DVD te Backtrack5. Nese nuk e keni atehere shkarkoni Backtrack5 nga ketu: http://www.backtrack-linux.org/downloads/ dhe me pas krijoni bootable DVD.
Pasi ta keni krijuar, vendosni DVDn dhe ristartoni kompjuterin tuaj.
Shtypni Enter per te startuar me Backtrack boot meny, dhe zgjedhni opcionin e pare
qysh-me-gjet-passwordin-e-wirelessit-ne-me-pak-se-5-minuta
Ne command line shkruani startx per ta shfaqur interfejsin grafik
qysh-me-gjet-passwordin-e-wirelessit-ne-me-pak-se-5-minuta
Pasi te hapet interfejsi grafik, hapeni nje terminal (ikona >_ ne pjesen e siperme te ekranit)
Filloni duke shkruar
iwconfig
Kjo komand do ti rendit te gjitha interfejset e rrjetit ne kompjuterin tuaj. Neve na duhet te gjejme wlan0ath0ose wifi0 – qe paraqesin kartela te wirelessit.
Tani duhet ta vendosim kartelen ne “monitor mode”. Kjo do te thote se ne vend te lidhjes se karteles me ndonje rrjet te caktuar wirelessi, ajo do te regjistroje informata nga te gjitha rrjetet qe jane ne afersi. Shkruani:
airmon-ng start wlan0
Nese gjithqka shkon mire, do te shihni nje mesazh qe thote: monitor mode enabled on mon0. Kjo do te thote se e keni kthyer kartelen ne modin e monitorimit.
wep password crack
Tani do ti skanojme rrjetet per te marre me shume informata rreth tyre. Shkruani:
airodump-ng mon0
Kjo komand do te ju jep te gjitha informatat per secilin rrjet ne afersi.
wep password crack
Gjeni rrjetin tuaj Wifi ne liste, dhe kopjoni numrin e gjate heksadecimal qe eshte ne kolonen BSSID (ky numer paraqet MAC adresen e routerit). Ne rastin tone rrjeti e ka emrin wep-network, dhe ne kolonen security mund te shohim qe eshte i siguruar me WEP. Hapi i radhes eshte qe kartela te fokusohet vetem ne paketat e ketij rrjeti. Kete e bejme me komanden:
airodump-ng -c <kanalil> -w <emri i fajllit dales> - -bssid <bssid including :'s> mon0
psh. per rrjetin me  BSSID 22:22:22:22:22:22 ne kanalin 11, e ruajtur ne fajllin me emrin “crackme”, do te shkruajme keshtu:
airodump-ng -c 11 -w crackme - -bssid 22:22:22:22:22:22 mon0
Pasi ta beni kete, do te shfaqet pamja e njejte por kesaj here do ti percjell data paketat ne nje fajll, dhe do ta analizoj vetem rrjetin qe e kemi caktuar.(pra nuk do te shohim listen e rrjeteve tjera).
Dy gjera te rendesishme per te cilat duhet te keni kujdes jane – se pari, pjesa e poshtme e ekranit tregon klientet e kyqur ne kete rrjet. Duhet te keni se paku nje person te kyqur ne kete rrjet ne menyre qe kjo te funksionoj. Se dyti, kolona me emrin #Data ne pjesen e siperme te ekranit. Kjo tregon se sa paketa te datave jane kapur deri me tani. Nese kemi pak fat, ky numer duhet te shkoj duke u rritur, por shume ngadale. Kur te arrije  5,000 – 25,000 do te mund ta thejme passwordin.
Hapeni nje terminal te ri duke shtypur SHIFT-CTRL-T dhe shkruani komanden ne vijim, ndryshoni pjeset me informatat tuaja perkatese. Adresa e client station shihet ne tabin airodump , ne pjesen e poshtme ku thote STATION. Kopjojeni dhe vendosneni ne vendin e duhur ne komande:
aireplay-ng --arpreplay -b <bssid> -h <client STATION address> mon0
Per shembull
aireplay-ng --arpreplay -b 22:22:22:22:22:22 -h 33:33:33:33:33:33 mon0
Pas nje minuti ose dy, do te mund ti shihni numrin e data paketave duke u rritur ne dritaren airodump, varesisht nga kualiteti i lidhjes suaj te wirelessit.
Pasi qe numri i data paketave e kalon 5,000, jemi gati te fillojme ti krakojme paketat. Hapeni nje terminal te ri dhe shkruani:
aircrack-ng -z -b <bssid> <emrin e fajllit dales nga me pare>*.cap
Emri i fajllit dales eshte ai qe e kemi caktuar me heret ne pjesen airodump. Ne kemi marre fajllin me emrin “crackme”. Mos harroni te vendosni “*.cap” ne fund te emrit te fajllit. Ne rastin tone komanda do te jete keshtu:
aircrack-ng -z -b 22:22:22:22:22:22 crackme*.cap
Nese keni mjaft paketa, passwordi to de ju shfaqet brenda disa sekondave. Nese jo programi do te prej per 5,000 paketa te reja, dhe me pas te fillon perseri. Ne rastin tone passwordi eshte gjetur me te arritur 35,000 paketa –  i tere procesi perfundoi per rreth 3 minuta.
crack wep
Nese ju jep passwordin ne formen heksadecimale 34:f2:a3:d4:e4 , atehere vetem largoni pikat dhe shkruani passwordin me numra dhe shkronja34f2a3d4e4 .
Shpresojme qe ky artikull ju ka vetedijesuar sado pak qe te mos perdorni sigurimin WEP per rrjetin tuaj. Nese routeri juaj nuk mbeshtet forma tjera te sigurimit perveq WEP, atehere bleni nje router tjeter.
Nese ende nuk jeni bindur se nuk eshte mire te perdorni sigurimin WEP, atehere heren tjeter do te ju tregojme se si hakeret mund te qasen ne rrjetin tuaj dhe te ju marrin te dhenat personale si passwordat, fajllat, si dhe te monitorojne te gjitha veprimet tuaja ne internet.

WhatsApp arrin 250 milionë përdorues

WhatsApp arrin 250 milionë përdorues


WhatsApp vazhdon të rritet në popullaritet, pasi që dje gjatë ditës kompania zbuloi se baza e saj e përdoruesve ka kaluar shifrën prej 250 milionë.
Lajmi i cituar nga Wall Street Journal vjen vetëm një javë pasi WhatsApp prezantoi një rekord të ri për shërbimin e saj, ku thuhej se shërbimi i saj ka arritur në 27 miliardë mesazhe të dërguara brenda një periudhe të vetme prej 24 orësh.
Për një kompani e cila aplikacionin e saj mobil e ka lëshuar vetëm në vitin 2009, dhe shpenzon zero buxhet për fushën e marketingut, këto shifra janë asgjë më pak se sa kolosale. / 

Instagram prezanton shërbimin me video

  

Instagram prezanton shërbimin me video


Së fundmi, Facebook ka qenë shumë aktive në krijimin e produkteve dhe funksioneve të reja, si hashtag, faqet e verifikuara, komente me fotografi, dhe risitë të tjera që ajo ka sjell brenda një kohe të shkurtër.
Ndërsa, sot Facebook ka prezantuar edhe një shërbim të ri për të marrë një pjesë të popullaritetit të shërbimeve rivale, sikurse video shërbimi i Twitter, Vine. 
Kjo, pasi që sot rrjeti i saj social i fotografive, Instagram ka prezantuar shërbimin e ri të cilin e ka quajtur – Video on Instagram.
Shërbimi i ri i Instagram mund të gjendet në fund aplikacionit, në ikonën e cila është në këndin e djathë të aplikacionit, dhe me këtë shërbim, përdoruesve u mundësohet të incizojnë video deri në 15 sekonda, duke përdorur njërin nga 13 filterët ekskluziv të këtij shërbimi.

Facebook ruan numrat e telefonave Android!

Facebook ruan numrat e telefonave Android!


Facebook gjithnjë e më shumë është duke u thelluar në të gjitha llojet e skandaleve të spiunazhit.
Pas përpjekjeve të shumta për tu pastruar nga informacioni të cilin rrjeti social ia ka dorëzuar FBI-së, dhe pas "gabimeve teknike" nga të cilat kanë rrjedhur numrat e telefonit dhe emailat e gjashtë milionë përdoruesve, Symantec zbuloi edhe një skandal tjetër të fundit që lidhet me Facebook. 
Në fakt, aplikacioni mobil i Facebook për telefonat e mençur Android thuhet se ka një lëshim gjigant të sigurisë, sepse i njëjti aplikacion në mënyrë automatike ia jep Facebook-ut numrin e telefonit në të cilin është instaluar.
Dhe këtë, aplikacioni e bën ende pa u regjistruar në të me emrin e përdoruesit apo fjalëkalimin.
Pasi Symantec i ka publikuar të dhënat dhe analizën e saj të thelluar mbi vrimat e sigurisë të vërejtura në secilin versionit të aplikacionit për Android, rrjeti social kërkoi ndjesë dhe premtoi se do ti fshijë të dhënat e përdoruesve të saj.

Daut Demaku: Mendimi pozitiv - parajsa e jetës tokësore


Daut Demaku Daut Demaku: Mendimi pozitiv - parajsa e jetës tokësore

Publicisti, shkrimtari ynë i njohur dhe themeluesi i Qendrës së Mendimit Pozitiv - dhe njeriu i përhapjes së kësaj fryme të re shkencore në Kosovë, Daut Demaku, mund të thuhet lirisht se ka bombarduar opinionin tonë me librat e tij filozofik dhe mendimin pozitiv.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Ai me romanin “Magjia e urtisë”, po rikthen tek njerëzit mendimin pozitiv, vetëbesimin, sinqeritetin, miqësinë, dashurinë, mirësinë dhe shumë virtyte të një njeriu normal.
Zoti Demaku, libri juaj “Magjia e urtisë” është bërë bestseller. Ku është sekreti?
Libri i mirë duhet t’i përmbushë dy kushte:
E para: t’i thotë lexuesit diçka përmbajtjesore dhe të mençur dhe,
E dyta: atë përmbajtje dhe porosi ta thotë në mënyrë të bukur, sepse është art.
Për mua këtu fillon dhe mbaron teoria e artit. T’i plotësosh këto dy kushte, lexuesi ta pranon librin. Të veprosh ndryshe do te jetë e kundërta e kësaj. Rrugë të tretë nuk njoh.
Por, është këtu edhe një racionalitet krijues, që e kam mësuar nga përvoja e shkrimtarëve botëror: Ernest Heminguej shkroi shumë libra të trashë, por Nobelin e mori me librin “Plaku dhe deti” - një roman apo novelë që ka më pak se 100 faqe. M. Shollohovi shkroi libër me 1500 faqe, por majat i arriti me librin “Fati i njeriut” që po ashtu, s’i ka as 100 faqe. Arti e njeh, të them, formulën e dendësimit të oqeanit në një pikë vese. Fundja kështu është jeta: fara bëhet lis, lisi bëhet farë!Romani “Magjia e urtisë” (ose titulli në anglisht: “Magjia e Mençurisë”) e kam ditur që do te jetë i lexuar, por nuk e kam ditur se do ta pranojnë të rinjtë shqiptarë me aq shumë dashamirësi. Ky është gëzimi im!
Arti dhe politika e kanë një veçanti të përbashkët: janë sikur livadhi i bujshëm në të cilin mund të kullosin të gjitha bagëtitë, ku mund të hynë edhe njerëzit, edhe kosarët..., por në atë livadh, me të gjitha lulet e botës, njerëzit e politikës dhe të artit, që dinë të bëjnë ilaç nga lulet e livadhit për shpirtin e popullit - ata janë më të mirët në botë.
Ky është gjakimi im, për të cilin më mban vullneti i fort dhe energjia e pa skajshme universale - që shpresoj do ta arrijë një ditë.
A ka aq shumë njerëz të dekurajuar, që e kërkojnë shpëtimin tek forca e ndërdijes?
Shumë. Dhe kjo është pjesa më e dhimbshme e jetës sonë. Nuk po e kuptojmë atë thënien emblematike të literaturës inspirative se: “Do të jetojmë mirë për veten tonë, në qoftë se jetojmë edhe për të tjerët!” Njeriu nuk është ishull i vetmuar. Jemi njerëz dhe duhet të bëjmë diçka edhe për të tjerët. Të jesh i vetmuar edhe në parajsë - parajsa e humb kuptimin.
A e gjejnë atë që kërkojnë, apo është kjo një blasfemi (besëtytni)?
Atyre që nuk iu mungon NJOHJA - e gjejnë. Të tjerët: jo! Blasfemi nuk është dhe nuk mund të jetë, sepse baza shkencore, fizika kuantike, ia siguron themelin e ardhmërisë.
Edhe unë, para njëzet vjetësh, kam pasë luhatje. Por kur jam bindë se e tërë dija e mënyrës së të menduarit pozitiv mbështet në ligjet e fizikës kuantike, atëherë kam thënë: as nuk ka dhe as nuk mund të ketë pengesë në rrugën time.
Dhe nuk u ndala!
Keni deklaruar se: Nuk ka asgjë më të keqe se sa të mos e përdoresh dijen?
Dija është barrë e lehtë, nuk e rëndon kokën, por pse të ngarkohet koka me dijen që nuk e përdorë? Ne, në këtë plan, jemi të dalluar. Themi: e di, kam lexuar apo e kam dëgjuar. Por a e ke përdor? Dija dhe KUPTIMI i dijes e kanë një oqean në mes. Fjala është për dijen memorie (Sa vlera e librit!) dhe për dijen-përvojë (Sa vlera e jetës!). Ta mbajmë si vetullën mbi sy, këtë thënie: ”Më ruaj Zot nga dija e padobishme!”
Çka është vetëbesimi?
Energji. Ke vetëbesim, ke energji. Nuk ke vetëbesim, të mungon energjia. Këtu është vlera e fizikës kuantike. Pa energji nuk ka jetë. Po arrite të krijosh energjinë e duhur, TEJKALOHEN të gjitha pengesat në jetë: sëmundja, dashuria, mësimi, kreativiteti, rezultatet kulminante në sport, në art, në shkencë, që të GJITHA varen nga mençuria e krijimit të energjisë.
Energjia për njeriun është pikë për pikë sikur IMUNITETI për shëndetin.Cili është armiku më i madh i njeriut?
Vetë njeriu. Bimët dhe shtazët janë ESENCA të fikësuara. Aty ka përfunduar evolucioni. Nuk mund të ndryshojnë dhe gjithmonë do të jenë të tilla. Njeriu e ka LIRINË e madhe: nga shenjtëria në shëmti. Njeriu ndodhet mes dy gjendjeve: hyjnores dhe shtazores. Dhe i ka dy rrugë: progresin apo regresin, fitimin apo humbjen. Për çudi, njerëzimi ka krijuar mjetet e mëdha të humbjes: alkoolin, stimuluesit dhe drogat. Këto janë mjete të HARRIMIT, që atë ishull të vogël të vetëdijes e errërsojnë, e bëjnë natë dhe - problemet janë këtu! Përparimi dhe fitimi janë gjëra tjera: vetëdijesim dhe vetëm vetëdijesim.
Për magjinë flasin edhe hoxhallarët, sehirbazët, kurse ju e shpjegoni nga aspekti filozofik, njerëzor, shkencor dhe human, apo jo?
Unë flas nga aspekti shkencor. Mungesa e energjisë njeriun e bënë të dobët, të lëndueshëm, ose thjeshtë qyqar! Krijimi i energjisë e fuqizon njeriun, që këto shëmti jo vetëm të mos e lëndojnë, por t’i kthejë në burim. Njeriut që i mungon energjia, po t’ia prejë rrugën një mace, ai meket, ndërsa njeriun me energji të duhur nuk mund ta mposht askush.
Si të dalë njeriu nga ‘ferri i kësaj bote’?
Ferri dhe parajsa e kësaj bote - janë vetëm gjendje mentale. Shembull: i keni katër burimet kryesore të energjisë së njeriut: frymëmarrja, ushqimi, gjumi dhe gjendja MENTALE! Kur e keni gjendjen mentale pozitive, atëherë frymëmarrjen do ta keni të thellë dhe të plotë, ushqimin do ta keni të tretshëm dhe të shëndetshëm, gjumin do ta keni të qetë dhe relaksues, prandaj del se: kur CILËSIA e tri burimeve kryesore të energjisë varen nga gjendja mentale, edhe sa gjendje të tjera janë në varshmëri të plotë nga kjo gjendje? Në bazë të studimeve të mia njëzetvjeçare, me kompetencë mund të them se: gjendja mentale pozitive është themeli dhe kulmi i parajsës në tokë... Prandaj është thënë, se kjo mënyrë e të menduarit, e vërtetuar shkencërisht është ARDHMËRIA e njerëzimit.
Ju thoni se ai që krijon jeton edhe përtej vdekjes?
Trupi i secilit njeri, një ditë, do të ndryshojë gjendjen. Mbetën vetëm veprat.Çka janë mendimet pozitive?
Mendimet pozitive janë vetëm përdorim i polit pozitiv të energjisë ose: ecje nëpër binarin e gëzimit e dashurisë; larg frikës, urrejtjes, hidhërimit dhe, sidomos, larg dështimeve të përgjithshme. A i shihni krizat në jetën tonë? Krizë në edukimin e fëmijëve, krizë në dashuri, kriza në jetën martesore, divorce e dështime të tjera; kriza pronësore, kriza familjare... Pse? Sepse nuk dimë ta krijojmë energjinë që e bart jetën në polin pozitiv. Asgjë tjetër.
A ka dështime, aty ku ka mendime pozitive?
Po, mund të ketë dështime. Por, në këtë rast, dështimet do të jenë vetëm pushimore para fitoreve të reja. Asgjë tjetër.
A ka iluzione në këto që thoni?
Iluzionet janë vetëmashtrime. Këtu s’ka mashtrime. Bëhet fjalë vetëm për shkencë të pastër.
Po besëtytni?
Para syve të secilit qyqar (me nivel të ultë të energjisë) - shëmtitë në formën e besëtytnive të ndryshme hedhin valle. Para syve të guximtarit (me nivel të lartë të energjisë) besëtytnitë ia mbathin me të katrat.
Si e nxirrni më të mirën prej njerëzve?
Njohje e njeriut është kjo: asnjë njeri në botë nuk është krejt i mirë as krejt i keq! Njeriu është si Trepça: prej tij mund të nxjerrësh atë që do,gur e dhe, por edhe argjend e flori. Mirësia është çelësi universal që i hapë të gjitha dyert e botës. Nëse ju kujtohet “Princi i vogël” (libri më i mirë në botë për fëmijë), Dhelpëra i thotë Princit: “Unë jam dhelpër, egërsirë, por nëse më zbutë do të bëhem miku yt më i mirë në jetë!” A e shihni qenin? Kush e dreson qenin: dhuna apo mirësia! Kjo është formula ime për të komunikuar me njerëzit.Çdo rrugë tjetër prodhon vuajtje.
Me këtë mënyrë të të menduarit, a mund ta ndryshojmë gjendjen tonë politike, ekonomike dhe kulturore?
Unë do të thosha kështu: kjo mënyrë e të menduarit është E VETMJA MËNYRË që njihet deri më sot për ndryshimin e njeriut. Nesër, ndoshta do të gjenden mënyrë të tjera, dhe më të mira, por sot për sot – kjo është mënyra më e mirë në rruzullin tokësor që mundëson të kesh politikë të mirë, ekonomi të fortë, kulturë me vlerë, sport kulminant, me fjalë të tjera: komb e shtet me prestigj.
Pa ndryshuar njeriu, nuk ndryshon gjendja e tij. Me këtë mënyrë të jetës së deritashme do t’i kemi të gjitha ato dështime, vuajtje, tkurrje kombëtare, vrasje e dëbime, masakra e thyerje, turbulenca jetësore, dështime ekonomike, kulturore, sportive... Sepse:nuk kemi ditur dhe ende nuk kemi arritur ta gjejmë fajtorin dhe faktorin brenda vetes sonë, ai është aty dhe vetëm aty, por e kemi kërkuar diku tjetër, atje ku – nuk është. Në momentin që kthehemi me fytyrë kah vetvetja, aty do t’i kemi të gjitha përgjigjet, të gjitha zgjidhjet dhe të gjitha sukseset. Qysh thotë Ajnshtajni: nëse do të arrish diçka që nuk e ke pasur kurrë, duhet të punosh në mënyrën qysh nuk ke punuar kurrë.Në cilën fushë po punoni ju, konkretisht, për të ndihmuar proceset pozitive në shoqërinë tonë?
Unë nuk jam shtet. Jam individ. Individit i duhen 50 vjet për të bërë ndryshime në shoqëri, kurse shtetit i duhen vetëm 5 vjet. Në këtë shtet, si kudo në botë, qeveritë punojnë për reklamë, për vota. Vetëm qeveritë më të mira në botë investojnë për ndryshime afatgjata. Ato qeveri e duan popullin e vet, i duan fëmijët e vet, e duan ardhmërinë e vet.
Por, nga ajo që quhet shtet – në gjithë rajonin shqiptar – unë nuk pres asgjë. Prandaj duhet të bëjmë përpjkeje individuale. E kemi themeluar Institutin Amerikan të Suksesit (http:/institutiamerikanisuksesit.com) dhe, një ekip shumë serioz dhe i përgjgjshëm - është duke punuar aty. Ne e dimë se: një tonelatë dije teorike nuk është e barabartë me një gram punë praktike. Por jo punë praktike pa kokë! Ajo është një hiq! Por: zbatim praktik i dijes teorike.
Të gjithë ata që e duan veten e tyre, familjen e tyre, fëmijët e tyre, ata që e duan atdheun dhe ardhmërinë, i ftojë të regjistrohen në këtë Institut, sepse aty janë krijuar dhe do të krijohen kushtet (portali ende nuk është pasuruar sa duhet) për t’iu dhanë njerëzve një ndihmesë serioze për arritjen e të gjitha sukseseve kulminante në jetë.
Kjo le të jetë edhe ftesë publike për secilin individ: nëse doni ndryshimin, jetën cilësore, suksesin – regjistrohuni në këtë Institut.
Cili është mesazhi juaj sublim, në krejt këtë temë të Mendimit Pozitiv?
Nuk ka jetë pa vuajtje, nuk ka vuajtje pa shkak, por nuk ka shkak që nuk mund të tejkalohet. Për të gjallin kurrë nuk mbyllen dyert e jetës. Kërkoni ndihmë prej jetës dhe jeta do t’iu përgjigjet të gjitha kërkesave të sinqerta

Geti, ky sinonim i hip hopit

Geti, ky sinonim i hip hopit

Ai është një prej atyre që e ka filluar këtë zhanër, e ka kultivuar atë dhe e ka zhvilluar deri në atë që është sot. Nëse dëshironi sinonim për hip hopin, ai është i tillë. Nëse dëshironi të identifikoni hip hopin në Ballkan, atëherë ai është njeriu ideal për këtë.
Getoar Selimi, anëtar i grupit Tingulli 3nt dhe një prej figurave kryesore të hip hop ‘labelit’ Babastars së fundmi ka goditur fuqishëm skenën e muzikës shqiptare. Pas albumit super të suksesshëm “Ma I Madhi N’Ven”, si i tillë Geti u kthye me imazhin e ri në kuadër të BabaStars. Përkundër angazhimeve të shumta me koncerte dhe me projektet e reja në studio, ai ka pranuar që në disa pyetje t’i përgigjet ekskluzivisht Telegrafit.
Telegrafi: Babastars, një brend tejet i suksesshëm i cili ka kohë që është lansuar. Pos këngëve dhe produksionit të gjerë si ‘label’, ju keni avansuar edhe në shitjen e veshjeve me logo të juaja që janë bërë shumë të shitura anë e mbanë trojeve shqiptare. Si e komentoni këtë?
Geti: Babastars është një fabrikë e shoubizit dhe në standardet tona ne po mundohemi të sjellim frymë të re të shoubizit, një mënyrë të punës në hap me kohën me praktikë që në të ardhmen të ketë disa kompani tjera si Babastars që mund të ndikojnë në rritjen e nivelit. Kjo vlen edhe për bluzat ose gjërat tjera që shiten si produkt i joni. Ka qenë një provë e jonë që rezultoi me sukses. Falë kësaj tani edhe artistë tjerë kanë produktet e tyre.

Telegrafi: A jeni bos apo lider i Babastars, pasi shumë herë ju jemi referuar si të tillë?
Geti: Ndoshta është dashur të pyetem para se të më quani ashtu... ne Babastars unë jam drejtues, jemi disa aksionarë dhe “Na Jena Bossa” ky ëshë emri i këngës së re të Babastars që do të dalë pak më vonë...

Telegrafi: Kush dhe kush janë pjesë të Babastars?
Geti: Babastars mund të jetë kush do që ka dëshirë. Artistët që janë tani për tani në ‘label’ dihet cilët janë dhe mund të ketë hyrje dalje, por me këtë pjesë shumë pak merrem unë...

Telegrafi: Kënga e re “Po T’Shoh Përmas” ka thyer rekorde të shikueshmërisë në YouTube brenda pak kohësh. Sa jeni i kënaqur me këtë këngë?
Geti: Sukseset e këngëve tona kanë qenë gjithmonë në klikime, koncerte në shoubiz dhe në përgjithësi në skenën muzikore. Por, kjo ka qenë një këngë speciale, e cila është lansuar në kohën e duhur dhe pa dyshim ky sukses është më se i pritshëm.

Telegrafi: Rivalët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’iu sulmuar pas lansimit të këngës “Po T’Shoh Përmas”. Pas gjithë këtyre reagimeve, a mund të themi se kjo këngë është një ‘diss’ apo është mesazh për dikë?
Geti: E kam thënë edhe më parë që unë kam vepra e jo fjalë. Tingulli 3nt është një grup që është i pranishëm në skenën muzikore që nga viti 1997. Deri tani kemi pasur shumë këngë e hite dhe asnjëherë nuk kemi pasur një diss ose këngë me një dedikim të caktuar dhe nuk e besoj që do ta ketë dikush atë privilegj.
 
Telegrafi: Si e shihni skenën e hip hopit shqiptar pas kalimit nga ‘old school’ në ‘new school’. Sipas jush, a kemi ngritje të cilësisë?
Geti: Gjithmonë gjërat shkojnë me kohën, deshtëm apo jo  gjithmonë duhet t’i përshtatemi. Secila kohë e ka të mirën e vet. Lum ata që i kanë përjetuar të gjithë këto kohëra...haha hajgare. (qesh)

Telegrafi: A jeni duke punuar në projekte të reja, a mund të zbuloni ndonjë prej tyre për fansat tuaj?
Geti: Ne punojmë vazhdimisht në projekte të reja, disa nga këngët e Babastars janë të përfunduara ndërsa tjera priten të përfundojnë pasi që kohëve të fundit kemi punuar edhe projekte individuale, që pritet të dalin së shpejti si për shembull Skivi me këngën e re “E Di Që M’Don”, Cozman dhe Tuna, Albumi i TDS dhe një këngë e re nga vet unë si Ghetto Geasy.

Telegrafi: A jeni të angazhuar gjatë verës nëpër koncerte dhe cilat janë destinacionet e juaja?
Geti: Angazhimet janë pjesë e punës dhe e jetës tonë. Në këtë punë kemi të parën dhe të fundit. Jemi gjithmonë prezentn në viset ku ka shqiptarë – në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë etj.

Telegrafi: Ju faleminderit shumë që gjetët kohë t’i përgjigjeni pyetjeve tona. Ju dëshirojmë suksese të tjera të mëdha në të ardhmen.
Geti: Gjithashtu ju faleminderit dhe suksese.

P.I.N.T realizojnë pesë videoklipe, dy në Dubai

Lyrical Son dhe Mc KreshaP.I.N.T realizojnë pesë videoklipe, dy në Dubai

Hip hop ‘labeli’ shqiptar, P.I.N.T, do të shkaktojë shumë shpejt një tërmet në skenën e muzikës shqiptare, pasi reperët Mc Kresha dhe Lyrical Son do të vijnë me jo më pak se pesë videoklipe.
Prive ka raportuar në edicionin e të shtunës se Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë qëndruar në Dubai, ku kanë xhiruar dy videoklipe.
Ende nuk dihet se nëse këto videoklipe janë bashkëpunime të tyre, apo janë projekte individuale, por sigurisht se konsiderohet si një goditje tjetër kundrejt rivalëve të cilët janë paraqitur në videoklipet e fundit me makina luksoze super të shtrenjta.
Mësohet se një videoklip është xhiruar në villën e Blerim Destanit në Dubai, kurse një tjetër në qytetin më luksoz të botës.
Pos këtyre dy videoklipeve, pritet që në ditët në vijim të fillojë edhe xhirimi i videoklipi i një kënge tjetër, kurse planet janë që për një kohë të shkurtër P.I.N.T. të jenë prezent me pesë videoklipe.
Këto angazhime të P.I.N.T. vijnë pas suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Cele Cadren” në bashkëpunim me Lumi B dhe Dj Flow, sukses ky që ka arritur t’i mbijetojë edhe lansimit të projekteve shumë të mëdha të grupeve rivale. 

Rilindi të bëhet baba, Tuna vazhdon ta rrahë ‘zogun’

Rilindi të bëhet baba, Tuna vazhdon ta rrahë ‘zogun’

Përderisa pop ylli, Tuna Sejdiu, po kënaqet me sukseset e arritur së fundmi, nga ana tjetër ish-bashkëshorti i saj do të bëhet baba, por me një femër tjetër.
Rilind Reka, i cili ka lënë prapa romancën me Tunën, ka gjetur veten në krahët e bashkëshortes së tij, Besës, me të cilën është duke e pritur dhe fëmiun e parë.
Për momentin Besa dhe Rilindi gjenden në SHBA ku ata janë në pritje të lindjes së fëmiut të tyre, kjo pasi edhe Besa jeton dhe vepron për shumë vite në Amerikë.
Jeta në dashuri për Rilind Rekën ka shkuar shumë mirë pas ndarjes nga Tuna, duke vendosur që të krijojë familje me një femër tjetër, e ndërsa Tuna... ehh Tuna vazhdon ta rrahë ‘zogun’ në karrierën e saj të jashtëzakonshme.
Rilindi dhe Tuna ishin të martuar para disa vitesh, por martesa e tyre zgjati vetëm pak ditë, pasi besohet se bukuroshja shkupjane refuzoi t’i bindej kërkesave të ish-bashkëshortit të tij për të ndalur angazhimet dhe agjendat e ngjeshura të karrierës së saj muzikore

Irisi, shqiptarja e parë në Playboy (Foto)


Iris ShalaIrisi, shqiptarja e parë në Playboy (Foto)

Shqiptarët kanë prekur të gjitha sfeat e jetës kulturore dhe sportive, ndërsa vajza nga Prishtina e cila njihet për bukurinë dhe linjat e saj të përkryera trupore ka thyer edhe një barrierë tjetër – ajo ka pozuar për revistën Playboy të edicionit gjerman.
Iris Shala, e cila jeton në Graz të Austrisë nga viti 1999, ka treguar për Shekullin detajet e karrierës së saj prej modeleje dhe aktoreje, vështirësitë dhe të ardhmen e saj.
Iris, u zgjodh pak kohë më parë si ‘playmate’ e edicionit të revistës Playboy për muajin korrik. Ajo tregon për vështirësitë që ka pasur, pasi edhe familja e saj nuk e ka përkrahur një ide të tillë.
“Eksperienca me revistën Playboy ishte shumë e vlefshme dhe më bëri të qartë se sa seriozisht punohet në atë revistë. Revista më zgjodhi mua përmes menaxherit tim dhe më kontraktoi për një set fotografish. Gjatë realizimit të fotografive, është punuar me shumë seriozitet dhe revista i respektoi të gjitha dëshira e mia, aq sa, edhe kur i shikoj fotot e publikuara, mund të them se ndihem e kenaqur dhe ndihem mirë kur i shoh, pa ndjenjën se është cënuar sfera ime private”.
“Unë vij nga një familje konservatore dhe akademike. Kuptohet, gjithë kjo që kam arritur deri më tani në fushën e modës dhe modelimit, tani edhe me fotot, nuk kishte përkrahje të plotë të familjes time. Por, unë e doja dhe me kokfrotësinë time ia dola të jem aty ku jam tani. Por, me siguri, po ua them me bindje të plotë se ende nuk kam arritur aty ku dua të jem. Unë tentoj të mbes në kufijtë e shijes së mirë, nëse më kuptoni atë që dua të them. Nuk do të më shihni kurrë në ndonjë film apo në ndonjë situatë të palakmueshme. Ju premtoj”, ka deklaruar Iris për Shekulli.
Ajo shtoi se bukuria nuk është faktor kryesor për të arritur sukses, pasi bukuria ka nevojë për sharm dhe personalitet, teksa e konsideron të vështirë arritjen e suksesit pa këto komponente.
Bukuroshja shqiptare është mbesa e aktorit të njohur shqiptar, Abdurrahman Shala, i cili i takon gjeneratës së artë të aktorëve të Kosovës. /Telegrafi/

Shiko videon se si e ka stervitur ariun ne rusi

https://www.facebook.com/photo.php?v=187915278038511

https://www.facebook.com/photo.php?v=187915278038511

https://www.facebook.com/photo.php?v=187915278038511

https://www.facebook.com/photo.php?v=187915278038511     kliko per ta par

Saturday, June 29, 2013


Snoop dhe RitaSnoop: Së shpejti klipi me Ritën (Video)

15:03 / 29.06.2013
 1  0
 
Reperi Snoop Lion ka paralajmëruar lansimin e videoklipit “Torn Apart” në bashkëpunim me Rita Orën.“Videoja e këngës ‘Torn Apart’ do të vijë së shpejti”, ka shkruar 41-vjeçari në Twitter.
Projekti i ri i këngëtarit amerikan me yllin me origjinë shqiptare pritet të servohet para fansave gjatë javës që vjen.




                                 

Xhavit HalitiVeprime politike - të pafalshme

18:16 / 29.06.2013
 0  0
 
Xhavit Haliti
Historinë e raporteve historike Kosovë-Serbi dhe ecurinë e zhvillimeve të viteve, madje dhe të muajve e të ditëve të fundit e njohim, jo vetëm ne, por edhe serbët, ballkanasit, Evropa dhe mbarë bota. Jemi në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel. U bë takimi dhe ballafaqimi i kryeministrave të të dy shteteve në Këshillin e Sigurimit, ku Daçiq u deklarua se në lidhje me Kosovën është koha për stabilizimin e paqes dhe për një të ardhme më të mirë në rajonin e Ballkanit.
Dy kryeministrat u takuan sërish, menjëherë pas takimit në New York, në manastirin e Wachaut në Austri. Në Forumin Evropian 2013, me temë “Përtej krizës, konturet e një Evrope të re”, kryeministri i Kosovës, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, u deklarua: “Jam i bindur se në muajt e fundit ishim dëshmitarë të një kthese të vërtetë. Si kryeministër i Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës, kam dëshmuar se ne jemi të gatshëm të lëvizim përpara dhe ta hapim kapitullin e ri të paqes dhe bashkëpunimit reciprok”.
Në Wachau të Austrisë, më 16 qershor, kryeministrat e qeverive të të dy shteteve në konflikt shtrënguan gjatë duart. Ky gjest publik u cilësua nga ministri i Jashtëm i Austrisë si akt historik. Gati dy muaj më parë firmosja e marrëveshjes në Bruksel u quajt nga baronesha Ashton si akt guximi nga dy kryeministrat dhe, po prej saj, e nga mbarë diplomacia perëndimore si “hapi i parë”, dhe tashmë ngrihet në “akt historik”.
Kjo ecuri, dukshëm në interes të zgjerimit të njohjeve ndërkombëtare dhe të anëtarësimit të shtetit të Kosovës, së pari në OKB, përgjithësisht u mirëkuptua dhe u ligjërua nga spektri ynë politik. Por, dhe në këtë situatë, ku sundon realizmi e jo pragmatizmi, vetëm një forcë politike parlamentare, nën lëkurën e nacionalizmit, që përligjet dhe spekulon botërisht me antiserbizmin, bie ndesh, duke kundërshtuar edhe në mënyrë demonstrative zhvillimet aktuale. Inskenohet djegia publike e marrëveshjes së arritur, zbatimi i së cilës sapo kishte filluar me hapjen e zyrave ndërlidhëse në Beograd dhe në Prishtinë . U “mallkua” marrëveshja me djegie, me zjarr tri ditë para takimit mes dy kryeministrave në Bruksel.
Kundërvënia publike ndaj njohjes dhe implementimit të marrëveshjes së 19 prillit, që fshihet e justifikohet me mjegullën e psikologjisë nacionaliste bie ndesh:
- Me interesat aktuale e të pritshme të shtetit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike. Pavarësisht diferencave të njohura mes pëlqimit dhe mospëlqimit nga shqiptarët dhe serbët për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi, të dyja palët janë të interesuara dhe dëshirojnë të jetojnë në mirëkuptim dhe paqe, në një hapësirë politike, ekonomike, sociale, arsimore e kulturore në kuadër të Bashkimit Evropian.
- Me interesat aktuale dhe perspektive të mbarë faktorit shqiptar në Ballkan, të BE-së dhe SHBA-së. Duke qenë të gjithë investitorë të përkushtuar dhe koherentë për arritjen e çlirimit nga Serbia, shpalljen e pavarësisë, njohjen ndërkombëtarisht të Kosovës shtet, ata të gjithë kanë qenë, janë dhe do të mbeten nxitës, mbështetës dhe favorizues për zbatimin realisht e efektiv të marrëveshjes së 19 prillit.
- Me psikologjinë dhe frymën aktuale politike rajonale, kontinentale dhe botërore, faktorë me ndikim të dukshëm edhe për moderimin e nacionalizmit me traditë shekullore në Serbi, që nuk po zhurmon fort në takimet e fundit mes dy kryeministrave.
Reagimi i “nacionalistëve” tanë të frymëzuar nga legjendat epike dhe dëshmitë e “heronjve të gjallë” të luftës për çlirim nga Serbia, është i ashpër ndaj marrëveshjes me Serbinë. Akti më i fundit i tyre, brenda sallës së Kuvendit të Kosovës dhe në hyrje të saj mendoj se dëmtoi jo vetëm imazhin e forcës protestuese por, mbi të gjitha, dëmtoi reputacionin e Kosovës shtet, si një demokraci në zhvillim. Protestat e dhunshme, sidomos tentimi për ta penguar ambasadoren amerikane në Kosovë për të hyrë në Kuvend, që u dënuan menjëherë nga mbarë politika kosovare dhe aleatët tanë të mëdhenj dëmtojnë të sotmen dhe të ardhmen tonë. Mund të vazhdoj, por mendoj se edhe më kaq mjafton për të argumentuar përfundimin:

 

Behgjet Pacolli (Foto: KP)Pacolli: Dhuna ka marrë fund qysh moti

18:25 / 29.06.2013
 0  0
 
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e subjektit të tij politik që me dialog të tejkalohen të gjitha problemet, dhe po ashtu mbështetjen për ratifikim e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Dhuna ka marrë fund qysh moti, dhunë nuk do të ketë asnjëherë në trojet tona për arsye se është rritë vetëdija e qytetarëve tanë. Kanë ndryshuar kushtet. Kërkesat jetësore janë krejtësisht tjera”, ka thënë Pacolli, transmeton KP.
Këto komente lideri i Aleancës Kosova e Re i bëri në Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të Degës së Prishtinës, në të cilën me vota të drejtpërdrejta, një votë - një anëtar, Kryetar i Degës së Forumit Rinor të Prishtinës u zgjodh Sami Borovci , si dhe kryesia prej 25 anëtarëve. /Telegrafi/

Tearcë: Aksident i frikshëm, pesë gra plagosen njëra ishte shtatëzën

c78bbf2030294e873b509c85a3c6e8deTearcë: Aksident i frikshëm, pesë gra plagosen njëra ishte shtatëzën


Pesë gra u plagosën në një përplasje të dy makinave dhe një furgoni që ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, informon stacioni policor i Tearcës, Tetovë. 
Janë ndeshur automobili i A.E (44) nga Sllatina dhe vetura "Opel Astra", që drejtohej nga R.S (28) të Jegunovcë, ndërsa në aksident është përfshirë edhe furgoni i tipit "Ford Transit" që e ngiste B.K (28) nga Treboshi.
Në aksident më së shumti e ka pësuar E.K. (25) nga Tearca, e cila pos që theu klavikulën e saj, shkaku që ishte shtatzëne u ndalua për trajtim në spitalin e Tetovës.
Në trajtim mjekësor janë mbajtur edhe tri femra nga Sllatina, ndërsa njëra prej tyre pas ndihmës mjekësore është liruar nga spitali./Almakos

Jessica Alba nuk pushon kurrë

ee629c8a97b18c17039fe698b2ccf3b4Jessica Alba nuk pushon kurrë

Jessica Alba kurrë nuk duket të ketë një ditë pushimi.
Aktorja simpatike është parë të enjten duke shkuar në punë, në zyrën e kompanisë së saj në Santa Monika, Kalifornia.
Edhe pse temperaturat ishin afër 80 gradë faranhai atë ditë, aktorja 32 vjeçare ishte e veshur me xhaketë dhe çizme.

Victoria: David duhet ta luajë James Bondin

67a912188f5886fd9cbe953a236f9ee1Victoria: David duhet ta luajë James Bondin

Në një intervistë për The Sun, çifti ka folur rreth aftësive aktruese të tyre dhe projekteve të mundshme në të ardhmen.
“Kam disa miq aktorë, mes të cilëve është Tom Cruise. Mirëpo, nuk e kam në plan të bëhem aktor. Nuk jam i sigurt nëse do të isha i mirë në atë profesion”, ka deklaruar David.
Megjithatë, gruaja e tij nuk pajtohet me opinionin e 38-vjeçarit. Ajo i është drejtuar gazetarit me fjalët: “A nuk mendon se David do të ishte i mirë si aktor? Mendoj se do të ishte i shkëlqyer. Sipas meje, ai duhet të jetë James Bondi i ardhshëm. Do të ishte vërtet i mirë”.

Rikthehet “Terminatori”

2c936641543e28f7b6bb720b67ed9be7Rikthehet “Terminatori”

Arnold Schwarzenegger pritet që të rikthehejë rolin e tij të famshëm në filmin “Terminator”, i cili pritet të shfaqet në vitin 2015.

Aktori 65 vjeçar pritet të reprizojë rolin e vrasësit robot në pjesën e pestë të trilogjisë së famshme.

Ende nuk është zgjedhur regjisori për filmin e ri, që do të titullohet “Terminator 5” dhe do të prezantohet para publikut më 26 qershor të vitit 2015.

Në një intervistë për tabloidin “The Sun”, Arnie kishte bërë të ditur se pjesa e re e filmit ishte në përgatitje e sipër.

Tani legjenda ka konfirmuar se do të rikthehet në rolin e tij të famshëm dhe xhirimet do të fillojnë në janar të vitit 2014.

“Jam shumë i lumtur që studiot filmike dëshirojnë që unë të jem në Terminator 5 dhe të kem rolin kryesor në pjesën që do të fillojë të xhirohet në janar. Jam shumë krenar dhe i lumtur”, ka thënë ai


“Mbretëresha” e re e modës

“Mbretëresha” e re e modës

c1b3c6acc3a15aa1d99cd64ceae171d1
Gjatë vitit 2012, ishte një emër i ri, Kate Upton, ajo që spostoi nga altari i famës së modës të dashurën e Cristiano Ronaldos, rusen Irina Shayk. 

E ardhur si një prurje e re, 20-vjeçarja njohu suksesin e saj më të madh, duke i rrëmbyer rivales së saj shumë koopertina revistash. 

Megjithatë, në një botë të etur për fytyra të reja si ajo e modës, edhe mbretërimi i Kate Upton duket se do të jetë i shkurtër.

Hannas Davis, e dashura e një prej lojtarëve të famshëm të bejsbollit amerikan, Derek Jeter, është shndërruar në “magnetin” e ri të vëmendjes së linjave të veshjeve intime.

22-vjeçarja, këtë javë figuroi në koopertinën e “Ocean Drive” dhe kandidohet fuqishëm për t’u shndërruar në vajzën koopertinë edhe të së mirënjohurës “Sports Illustrated” për 2013-n, transmeton TCH.

Në çdo rast, e sigurt është se shkallët e karrierësër amerikanen Davis janë të gjitha

Provokon Adelina Tahiri

Provokon Adelina Tahiri

adelina-tahiri-0030

 
Kjo foto hot te Adelina Tahirit ka disa ditë që qarkullojnë në web dhe siç mësohet, janë shkrepur për një revistë maqedonase, ndërkohë që këngëtarja simpatike xhironte videoklipin e ri. "S'je i pari" është titulli i këngës më të re të Adelinës, në të cilin ajo vjen me look-un e një këngëtareje tipike ballkanase, transemton BW.

Flokë biondë, tualet i rëndë dhe një trup i kolmë. Kjo është ajo çfarë ofron Adelina në klipin e ri, ku provokon jo pak edhe me veprimet. Kënga e re është realizuar nga Elgit Doda, me të cilin Tahiri po bashkëpunon prej kohësh. 

Shikoni në çfarë kushte jetojnë të burgosurit me burg të përjetshëm në Rusi (FOTO)

c8de124f36284489e24ab27b472e05c9Shikoni në çfarë kushte jetojnë të burgosurit me burg të përjetshëm në Rusi (FOTO)


Afër 250 të burgosur me burg të përjetshëm ditët e tyre i kalojnë duke punuar punë fizike, në një vend 50 kilometra larg qytetit rus Krasnjorask. Këto të burgosur punojnë punë bujqësie, blegtorie dhe lloj-lloj punë tjerash fizike.

Përderisa ata punojnë, vazhdimisht ruhen nga rojet, ndërsa pas çdo ore pune ata duhet të nënshkruhen për të vërtetuar praninë e tyre. Të burgosurit pasi ti kryejnë punët e tyre, nuk u lejohet që të lëshojnë vendet e punës, ata qëndrojnë në ara, ku edhe ushqehen dhe pushojnë. Për shkak të temperaturave të ulëta në këtë vend, në rast se temperaturat janë nën 11 gradë celsius, atyre u lejohet të punojnë në vende të brendshme, mirëpo prapë se prapë punët janë po ashtu fizike dhe mjaft të rënda.

Në vitin 2010, çdo i 560-ti në 100.000 banorë në Rusi ishte në burg, ndërsa sipas Qendrës Ndërkombëtare për studime të burgut, Rusia llogaritet si vendi i cili ka më së shumti të burgosur./albtime






Don Frok Zefi: “Skenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojtësi i fesë”

Don Frok Zefi: “Skenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojtësi i fesë”

94aa6a1ab9615a8e41a46b2d5eb00333

Autor: Don Frok Zefi
NE UDHEKRYQ TE BOTAVE
Shqipëria gjindet në kufi mes botës greke dhe romake, nën  ndikimin e Bizantit dhe te Romës, dhe ate në mënyrë kulturore, politike dhe fetare. Deri në depërtimin e turqve ajo ishte tokë krishtere, e atëherë në territorin shqiptar  lajm[rohet feja dhe kultura islame.
Ne fillim të shekullit XV Shqipëria ishte shtet klasor e jo shtet kombëtar. Përveq kësaj  në të njejën mënyrë ishin të themeluara gati të gjitha shtetet europiane.  Meshtarët – priftërinjët dhe fisnikët paraqitnin shtresën e privilegjuar, ishin të shkolluar dhe sh[rbeheshin me libra dhe  me gjuhën latine, kurse fshatarët –  dhe barinj[t pa përjashtim flitnin gjuhën popullore dhe ruajten tregimet dhe traditat popullore me këngët epike dhe heroike.
Në trojet e Shqipërisë në atë kohë hetoheshin dy organizata kishtare, njëra ishte greko – slave me rite lindore, tjetra ishte  latine me rite peredimore. Dallimi mes tyre ka qenë në ritet fetare e jo aq në dogmën fetare. Teritori i Shqipërisë i ka takuar patriarkatit Romak dhe nuk është çudi që pushtetin (autoritetin) e papës në Kishë e ka pranuar  kleri së bashku me besimetarët e dy riteve fetare. Fisnikët shqiptarë janë martuar dhe bijat e tyre i kanë martuar duke mos shikuar perkatësinë rituale fetare dhe kombëtare. Për ta më me rëndësi kanë qenë shtresat e fisnikërisë se sa dallimet tjera.
Shqipëria në kohen  e Skenderbeut nuk ka qenë mbretëri kombëtare,  por ka qenë tokë e ndarë në pjesë të vogla të pronesisë së fisnikëve. Në rast lufte, sipas madhësisë së prones, gjdo fisnik , ipeshkëv apo murg ka qenë i detyruar të jepte një numër të caktuar të ushtarëve bujkrob, e kjo ushtri nuk ka qenë e bashkuar dhe as e ushtruar mirë. Të gjithë fisnikët janë konsideruar si përfaqësues të tërë krishtërmit, edhe pse ishin të nënshtruar ndikimeve të ndryshme. Për këtë qarte  flet kulti i shenjëtit Gjon  Pagëzuesi Vlladimiroviq (Shën Vlladimiri), reliktet e të cilit respektohen në Elbasan prej vitit 1215, nderimi i të cilit edhe sot përkrahet në Kishën Ortodokse në Shqipëri. Gjithashtu Kisha Ortodokse e Sërbisë e ruan kultin e princezës katolike me origjinë shqiptare Angjelina Arijaniti, e martuar për despotin Grgur Brankoviqin e verbër, duke e quajtur “nënën e zotësisë dhe despote”[1]
NJERIU I GJDO KOHE
Të mëdhenjët, artistët, shpikësit, shenjtërit dhe në tërësi njerëzit që janë marrë me të mirën e përgjithëshme, i takojnë njerëzimit. Shembull  i freskët është  Nëna jonë Tereze. Shembulli i jetës, veprave  dhe qëndrimeve të tyre jetësore i bëjnë të pa mundshme që ata të mbesin të izoluar vetëm në ndonjë vend të ngushtë  pronësie,  rrethi apo populli.
Kështu që edhe heroi  ynë kombëtar shqiptar u bë kusheri i malazezeve dhe sërbeve me emrin Gjorgje Kastrioti Skenderbeg, deri sa në të njejtën kohë te kroatet  ceket si katolik praktik Juraj Kastriotiq, hero guximetar “Për kryq të nderit dhe  lirinë e artë ”,  shembull i gjdo kroati se si duhet të luftohet për fe dhe për  atdhe.
Sot një pjesë e madhe e  popullit tonë është   në bashkësinë fetare islame. Kundër përhapjes së perandorisë osmane turke në trojet shqiptare, si dhe  te gjitha gjërave tjera të cilat fuqia aziatike i solli me vete, Skendebeu  bëri përpjekje më të  gjitha  aftësitë e mendjes dhe  të zemrës për shkak të dashurisë së  zjarrtë për atdhe, dhe  të guximit të papërshkruar si dhe në sukseset e tija në luftrat për liri të popullit dhe atdheut, siç e ceku dr. Zef Mirdita, pikërisht, rilindasit shqiptarë të fese muslimane në Gjergj Kastriotin Skenderbegun  zbulojnë hallk[n, e cila ështe e aftë t'i lidhë shqiptarët muslimanë, ortodoksë dhe katolikë në punën e shenjete të ndriçimit dhe bashkimit kombëtar shqiptar.[2]
ISHIN DY SKENDERBEGA
Mendoj se ështe mirë të ceket, që të mos vjen deri te ngatërrimi. Ne këte vit festojmë 600 vjetorin e lindjes se Gjergj Kastriotit Skenderbegut /1404- 1468/ i cili ishte  biri  Gjon Kastriotit, sundimtarit të Krujës. Ky është heroi ynë kombëtar,  luftëtar i pamëvarësisë së Shqiperisë dhe kundërshtar i zjarrët kundër Turqve.[3]
Skenderbeu i dytë ishte malazezi sandzhak – begu (1513-1529) Stanisha, i islamizuar, biri me i vogel i Ivan Crnojeviqit, sundimtarit (patronit) të Malit Zi. Atë e islamizoi dhe e quajti Skenderbeg sultan Muhamedi. Ky Skenderbeg e pati rezidencën në Zhabljak, e shpalli Malin e Zi  rreth blegëtar, kurse për shkak të ankesës së popullit në  veprimet e tija erdhi tek regjistrimi i popullësisë dhe fillimi i defterit prej vitit 1523. Metropoliti i Malit zi Vasillije Petroviqi në Historin e tij të Malin  Zi i përshkruan familjet Kastrioti dhe Crnojeviq si miq të lidhur me lidhje martese, edhe pse tek malësorët e edukuar në mënyre patriarkale “gjaku i gruas” është konsideruar si “lidhje e hollë”[4]
SKENDERBEU DHE PAPET
Mihaqeviq sjell lajmin për letrën e Gjergj Kastriotit të datës 12 gusht të  vitit 1445 dërguar sultan Muratit në të cilen nenshkruhet si “ushtar i Jezuzit dhe prijës i Shqiperisë dhe i Epirotit”.
Më 1444 Skenderbeu më të vërtetë i bashkoi prijësit dhe fiset shqiptare në Lezhë, ku e formoi Lidhjen Shqiptare dhe ku u zgjodh  njëzëri komandant suprem i ushtrisë shqiptare.  Ai  (Skenderbeu) i vetmi e njihte sturkturën dhe taktikën e ushtrisë turke, kështu që tani kishte mundësi të organizonte një mbrojtje të sukseshme të Shqipërisë. Një vit para kësaj (1443) ai e braktisi sulltanin si dhe ushtrin e tij dhe u kthye në vendlindje, ku haptas u deklaruar i krishterë.[5]
Pra nuk ështe çudi që papët e asaj kohe Kalisti i III dhe Piu  i II i dhanë Skendebeut titullin e “Athleta Christi”, “Defensor fidei” apo “Christi popugnator acerrimus” (Ushtari i Krishtit, Mbrojt[si i fes[, mbrojt[si tejet i flak[t i Krishtit).
Mirëpo papët nuk mbeten vetën në dhënjen e titullit. Kalisti i III në vitin 1457 i dërgon “burrit madhështor, Skenderbeut, sundimtarit të Shqiperisë” ndihmë financiare.[6]
Papa Piu  II organizoi ushtrinë krishtere kundër Tuqve dhe deshti personalisht ta kurorezojë Skenderbeun për mbret të Shqipërisë. Mirëpo deri te kjo nuk erdhi sepse papa vdiq  gjatë rrugës për në  Shqipëri, në Ankonë, naten mes 15 dhe 16 gusht të njejtin vit.[7]
SKENDERBEU DHE KROATET
Për marrëdhëniet mes Skenderbeut dhe Dubrovnikut mund të shkruhet  një studim i posaqëm, mirëpo me këtë  punë nuk do të merrem me këtë rast.
Në vitin 1444 më 4 gusht me shkresë nga Kruja /Akhisara/ Skenderbeu i premtoi ndihmë ushtarake Vlladisllavit  mbretit  hungaro – kroat, e cila do të përbëhej prej 30.000 mijë ushtarëve shqiptarë. Mirëpo despoti serb Gjuragj Brankoviqi u bë besnik i Turqve dhe paqes së Segedinit, dhe nuk lejoi kalimin e ushtrisë shqiptare nëpër tokën e tij, kështu që erdhi deri te humbja e ushtrisë së krishterë dhe vrasja e mbretit te Varna.[8] Nga Dubrovniku më 13 gusht 1450 i erdhi lajmi Janko Huyadi, mbretit  të Bosnës dhe hercegut Stjepanit, që Turqit e kanë rrethuar qytetin e Skenderbegut, Krujën. Për  qendresë kundër Turkut i duhej të ruhej nga armiqësia  e mbrendshme si dhe nga grindjet. [9]  Në këtë luftë kundër Skenderbeut sulltani përdori topat, prej të cilëve vetëm njëri gjuante gogëla të rënda rreth 400 libra, /rreth 190 kg/.[10]
Se në mes dinastive ka egzistuar marrëveshja,   shihet nga dispozitat e përmendura të papës Kalistit III-te, të hollat e marra nga e dhjeta në Dalmaci duhet të ndahen në pjesë të barabarta  në mes mbretit të Hungarisë, mbretit të  Bosnës dhe Skenderbeut sunduesit  të Shqipërisë.[11]
Mbreti boshnjak Stjepan Tomasheviq në vitin 1461 papës Piut II-të ia dërgoi delegacionin e tij, duke e lutur për ndihmë në rast se sulltani sulmon Bosnën, gjë qe pritej  momenti i sulmit të sulltan Muhamedit. Tomasheviqi njëherit i lajmëroi papës se tashmë ka kërkuar ndihmë ushtarake nga hungarët, venedikasët dhe Gjergji Shqiptar.[12] Skenderbeu ka qenë mik edhe me hercegun Stjepan Kosacin. Kjo miqësi ka qenë e qartë në momentin kur i biri i hercegut Vlladisllavi u lidh me turqit kundër babait të vetë. Në fillim të vitit 1463 Hercegu Stjepan Kosaci e dërgoi delegacionin te venedikasët, dubronikasët dhe te Skenderbeut. Deri sa dubrovnikasët në mënyrë diplomatike ngurruan të mos japin përgjigje përfundimtare, Skenderbeu i premtoi ndihmë Hercegut. Me këtë lajm te gëzuar u kthye delegacioni nga Shqipëria në Split në fillim të marsit .  Disi në të njejtën kohë Vlladisllavi solli rreth 15.000 turqë kundër babait të  tij dhe akingjit turk (pjesëtarët e kalorësve sulmues plaqkitës )  u shpërndan nëpër Bosnie. Venedikasët ngurruan të japin lejen ushtrisë së Skenderbeut për të kaluar nëpër teritorin e tyre dhe kështu  Bosnia ra.[13]
Sa ishin të forta lidhjet mes Skenderbeut dhe kroatëve shihet edhe në listën e familjeve fisnike boshnjake, ku është e shenuar edhe familija “Castriotch de Castrioti in provincia Az in Epiro”.[14]
Për të njejten arsye në të gjitha stemat e njohura kroate mund të
gjejmë stemën e Skenderbeut dhe stemën e Shqipërisë.[15]
Ështe interesante të ceket se populli kroat e ruajti kujtimin e Skenderbeut. Kur ne vitin 1664 tragjikisht pësoi bani kroat dhe pro- mbreti Nikolla Zrinski, në epifat shkruajten se ishte “Akil, Leonida dhe Skendebeu i ringjallur” (Skenderbegh redivivus)[16]
Në shënimet e fraçeskanëve boshnjakë Fra Nikolles Lashvaninit (1702-1750) dhe Fra Bones Benliqes (1708-1785) është përshkruar gati me të njejtat fjalë ngjarja e vitit 1443. “Juraj Kashtriotiq ( nga Turqit i emëruar Skenderbe) prijësi i arbanasëve, isht quajtur  mbret.”[17]
Fra Nikolla Lashvanini me vitin 1444. e përshkruan tragjedinë tek Varna dhe për fatekeqesinë e kobshme të ushtrisë krishtëre akuzon despotin serb Gjurgjo Brankoviqin, i cili  “Jurjes mbretit arbanasëve ja ndërpreu rrugën që mos t’i ndihmojë Lladisllavit. Për këtë arsye Juraj, mbreti dhe prijësit tjerë boshnjakë, duke dëgjuar zërin e pafat të Lladisllavit, si armik e sulmuan despotin e pafajshëm te rrethit duke e robëruar dhe djegur.[18]
I njejti fra Nikolla përshkruan ngjarjen e vitit 1461, shkuarjen e delegacionit boshnjak në Romë te papa Piu II,  të cilin mbreti boshnjak Stjepan Tomasheviq e lajmëroi se sulltan Muhamedi me siguri do të niset për në Bosne dhe shtoi “në këtë fatekeqësi  kërkova ndihm nga hungarët, venedikasët dhe Jurja Shqiptari”.[19]
Edhe shkrimtari  dhë veprimtari i njohur boshnjak fra Filipi nga Oqevja (1700 –1783) deshironte të shkruante për Skenderbeun dhe ta madhëronte veprën e tij heroike. Ai në Bosnën turke nuk mundi dhë nuk guxoi t’i përshkruan humbjet turke në luftërat me ushtrinë shqiptare të Skenderbeut. Për këtë arsye dha shembull illustrativ “lexohet se në  jetën e kalorësit në zë Kashtriotiqit, të cilin shumica e quajnë Skenderbeg, së kishte shpatën dhë me një goditje, sado që i madhe të ishte kau, ja prente kokën dhe ajo do të rrokullisej. Me të dëgjuar për këtë përandori sulltan Muhamedi i dytë, kërkoi që kjo shpatë t’i dërgohet, dhe ja dërguan. Mirëpo askush nuk e arriti famën e tij, që me nje goditje t’a këpuste kokën kaut. Dyshuan që nuk ja dërguan shpatën e vërtetë; kur dëgjoi Kashtiroti Skenderbeu, ju tha;  ua dërgova shpatën, mirëpo nuk ua dergova  të djathtën time.[20]
Nga poetët e Dubrovnikut, të cilët e cekin Skenderbeun, do t’i përmendi vetëm dy. Shkrimetarët e Dubrovnikut ndonjëherë Shqipërinë e quajnë edhe Skenderija, që domethënë  toka e Skenderbeut. Ivan Gundilliq në vepr[n e tij “Osmani” ceku heroizmin e Skenderbeut dhe luftërat kundër turqve në strofat e tij.
“Me ta Gjergji Skenderbeu
dëbuesi i fuqive turke
nëpër botë fluturojnë të gjitha
Kalorësia e tij në beteja vepron”
Kështu poeti i mirënjohur Ivan Gundulliq (1589.-1638) duke madhështuar heroizmin e ushtarëve të krishterë, nuk e harron edhe Gjergj Kastriotin tonë.[21]
Dubrovnikasi i dyte të cilin do ta përmendi është Brno Gjamanjić – Zamanja (1735-1820). Ai më parë ka qenë jezuit, dhe me pezullimin e Shoqerisë Jezuite,  u bë prift diocezan në Dubrovnik. Përktheu në gjuhën latine Odisejen e Homerit. Dëshironte  edhe në gjuhën kroate ta përshtaste Ilijaden dhe Odisejen, mirëpo nuk e njihte mirë gjuhën amëtare. Ai dëshmon për përhapjen e poezive popullore  kroate mbi Skenderbeun, Sibinjan Jankin dhe princin Markun, kurse si klasik është ankuar që Kroatët nuk i madhështojnë heronjët grekë dhe trojanë. Kështu  këndon:
“…me poezitë ilirike dhe me këto do të ankohem
Veprat e të parëve grekë dhe trojanë t’i njohim më mirë
Se sa gjatë ka  luftuar  Skenderbeu hero
apo  Sibinjani ose e djathta e Markut të zemëruar.“[22]
Famën e Skenderbeut në popullin e thjeshtë kroat e solli françeskani dhe poeti dalmatin fra Andrija Kaciq Mioshiq (1704-1760) me pesëmbëdhjetë poezi për Gjergj Kastriotin dhe mejdanet e tija, të botuara në poezinë e tij “Biseda e këndeshme e popullit sllav”. Kjo përmbledhje deri me sot arriti rreth 60 botime, kurse te kroatët është libri i dytë me botime, pas Biblës.  Kështu që   barinjët e thjeshtë kroatë dhe bujqët dëgjuan për Gjergj Kastriotin dhe nëpermjet poezive të Kaciqit e pranuan si hero të vetin.[23]
Përpos “Bisedës se këndeshme…” Kaqici shkruajti edhe “Korabljicën”,  kjo është një kronikë nga zanafillja e botës deri në kohën e autorit. Në këtë kronikë, e cila është shkruar për njerëz të shkolluar, Kaciqi  “në tregimin e shkurt për luftën e kalorësve të Gjeregj Kastriotit, princit dhe prijësit nga Arbanija” e përshkroi jetën e Skenderbeut. Lexuesi i cili dëshiron më tepër të dijë për Juri Kastriotiqin i preferon që t’ju përvishet autorëve të jashtëm dhe “disa pjesëve të Sagredes, Barlecijes, Giamarijes dhe Breshaninit e të tjerëve.”[24]
E në listën e  “ prijësve dhe fisnikëve të popullit sllaven” Kaciqi shënon edhe familjen “Kastriotiq, prijësin ose princin nga Shqipëria nga ky fis ishte Jure Kastriotiq i ashtuquajturi Skendebeg, i cili tërë kohën e jetës tij më turq bëri luftë dhe gjdo herë fitoi (ngadhënjeu).”[25]
Ngjajshëm  duke shkruar për luftëtarët, heronjët dhe mbretërit, bashkëkohësi tragjik i Kaciqit, fra Filish Grabovac (1697-1749) në veprën e tij “Lulëzimi i bisedës së popullit dhe gjuhes ilirike ose kroate…” në prozë dhe në strofa foli edhe për “shtëpinë e Kashtriotit” (familja Kastrioti).”[26]
Për t’i njohur me përmbajtjen e vjerrshave të Kaciqit edhe ata që nuk dinin kroatishten, fra Emerik Paviq (1764 dhe 1768 viti  i botimit) duke botuar në Budime  interpretimet e lira poetike në gjuhën latine. Paviq në gjuhen latine sjell përmbajtjen e poezive te Kaciqit, e nuk e përcjell në mënyrë të këndimit. Kështu që tek ne arriti  edhe poezia e tij latine “Rymtus de Georgio Kastriotiq dicto Scandebego”. Paviq në këtë poezi këndoi në vargje të metrikës sikur himnin “Stabat mater Dolorosa” (“Rrinte Zoja tuj lotue»), edhe kjo mund të këndohet me të njejetën melodi.[27]
Mendoj se me këtë  paraqitje  nuk përfundon e gjithë ato qe publikuan poetët dhe shkrimtarët kroatë për Gjergj Kastriotin Skenderbeun.
SKËNDERBEU NË DIASPORËN SHQIPTARE
Shqiptarët për shkak të përndjekjeve të përgjakshme fetare shpeshherë kanë qenë të detyruar të mërgojnë jashtë vendeve të tyre. Kështu ka koloni shqiptare në Sicili dhe në Kalabri. Koloni shqiptare pati edhe në Qiprovac, Budim, Arbanasi afër Zarës, sipas gjitha gjasave edhe në Arbanija afër Trogirit, në Zhumberak, në Osjek, në fshatrat e Sremit: Hrtkovci dhe Nikinci.
Në vitin 1839 në “Danica ilire” prifti klementinas nga Sremi Stjepan Marjanovic për ta thoshte kështu: “Këndojnë këngë të ngjashme me meloditë kroate. Në këngë më së shumti kremtojnë heronjët e vjetër të tyre, më së tepërmi Skëndebeun”.28
Në Hrtkovac deri në Luftën e Parë Botërore ishte kafeneja e quajtur Skënderbeu dhe ishte e zbukuruar me portretin e Skënderbeut të punuar në terrakota.29
Do të duhej të studjohen këngët e mbledhura sipas Franjo Kuhac-it dhe të vërtetohej a ka aty ndonjë këngë të kushtuar Skënderbeut. Kuhaci në vitin 1894 i ka vizituar klementinët në Hrkovci dhe në Nikinci, duke u interesuar për begatinë e tyre popullore.30  Bibliotekat e famullive Hrtkovci dhe Nikinci kishin libra shqipe, bile fjalor dhe gramatikë shqipe dhe Dokrinën e krishterë. Në listën e librave në Nikinci, pas vdekjes së famullitarit Petar Male, gjendet një vëllim me lidhje të fortë “De imperio et de vita Georgi Kastrioti  a Marino Barletio”.
Meshtarët me siguri i kanë treguar popullit mbi ngjarjet e Skënderbeut dhe kështu i kanë entuziazmuar shqiptarët kelmendasë me veprat e tija heroike. 31 Pas zhdukjes së gjuhës shqipe te shqiptarët e Sremit, ata gjatë kremtimeve familjare i kanë kënduar si të tyre këngët nga libri i Kaçiqit “Razgovor ugodni…”, këngën mbi dyluftimin e Gjergj Kastriotit, letra si Gjergj Kastrioti iku prej car Muratit dhe e sundoi Shqipërinë, kënga mbi luftën e Gjergj Kastriotit dhe car Nuratit 1443, si car Mehmedi planifikonte vrasjen e Skënderbeut 1454, si dhe mbi atë si Sinovac Jurin, me emër Amegja, iku në Carigrad për të marrë mbretërinë e e Shqipërisë 1456, dhe së fundi kënga  prej  Ferdinandit dhe Gjergj Kastriotit.32
Besoj se ngjajshëm kanë vepruar edhe shqiptarët që kishin ikur  në vende dhe toka tjera, duke ruajtur kujtimin mbi atdheun e humbur dhe duke  kremtuar heronjët e tyre kombëtar.